Shqipëria Postuar më 20 Tetor 2025, 09:58

Mundësi punësimi për të gjitha nivelet arsimore - AKPA: 6000 pozicione të lira në të gjithë vendin

Nga Ernilda Luzi

Mundësi punësimi për të gjitha nivelet arsimore - AKPA: 6000

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka shpallur 6000 oferta punësimi në të gjithë vendin. Qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të disponueshme për aplikim, për të gjitha nivelet arsimore.

Pozicionet e ofruara përfshijnë një gamë të gjerë profesionesh, nga industria dhe ndërtimi, te shërbimet, tregtia, bujqësia, turizmi dhe teknologjia. Vendet e punës janë të hapura për të gjitha nivelet arsimore, nga ata pa diplomë deri te profesionistë me arsim të lartë dhe ofrojnë mundësi të vlefshme për të të gjithë ata persona që janë në kërkim të një pune.

Për rrjedhojë, mes 6000 vendeve të lira të punës kërkohen menaxher, specialist komunikimi, inxhinier mekanik, zhvillues softuer-i, nëpunës zyre, inxhinier civil, nëpunës finance, drejtues në tregti, inxhinier në elektroteknologji etj.

Por, nga ana tjetër oferta punësimi ofrohen edhe për punonjësit e pakualifikuar. Ndër to, bizneset shqiptare janë në kërkim të punonjësve të pastrimit, punëtor ndërtimi, ndihmës- kuzhinier, kamarier, shitës në dyqane, shofer të makinave të rënda, kuzhinier, banakier, rrobaqepës, sistemues malli, prodhues këpucësh etj.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, aplikimi mund të bëhet online përmes portalit zyrtar puna.gov.al, ku në pak minuta qytetarët mund të regjistrohen, si dhe të përzgjedhin pozicionin që u përshtatet. Ndërsa, të gjithë personat që kanë nevojë për asistencë gjatë aplikimit mund të drejtohen pranë zyrës së punës më të afërt për çdo pyetje.

Sipas shifrave zyrtare nga INSTAT, në tremujorin e dytë të këtij viti, shkalla zyrtare e punësimit për popullsinë 15- 64 vjeç është 69.1%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 0.5 pikë përqindje, ndërsa në raport me tremujorin e parë 2025 është ulur me 0.4 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, shkalla e papunësisë për popullsinë mbi 15 vjeç është 8.5 %. Ky tregues është ulur me 0.1 pikë përqindje nga tremujori i mëparshëm, ndërsa në raport me të njëjtin tremujor të një viti më parë ka mbetur i pandryshuar.

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat