Shqipëria Postuar më 4 Maj 2026, 09:57

Muaji nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari, Euro, Paundi e Franga!

Nga Edel Strazimiri

Muaji nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari, Euro,

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë dhe muaj pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë këtë mëngjes në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 80.8 lekë dhe duke u shitur me 81.8 lekë.

Monedha europiane gjithashtu e ka nisur këtë javë dhe muajin maj në rritje duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 95 lekë dhe është shitur me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane dhe ajo ka shënuar rritje të vlerës duke kaluar kështu një fundjavë pozitive teksa është blerë këtë të hënë me 103.3 lekë dhe është shitur me 104.4 lekë krahasuar me javën e kaluar.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor e ka nisur edhe ai këtë muaj në rritje duke fituar pikë gjatë këtyre dy ditëve teksa është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 109.5 lekë dhe është shitur me 110.8 lekë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat