Shqipëria Postuar më 1 Tetor 2025, 09:58

Muaji nis negativisht për Dollarin – Sa këmbehen sot valutat e tjera?

Nga Edel Strazimiri

Muaji nis negativisht për Dollarin – Sa këmbehen sot valutat e

Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj negativisht duke pësuar një zbritje të vlerës në raport me ditën dhe muajin që lamë pas duke u blerë sot me 81.8 lekë dhe duke u shitur me 83 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane e ka nisur këtë tetor në rritje duke u forcuar disi nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 96.5 lekë dhe është shitur me 97.3 lekë.

Franga zvicerane është blerë mëngjesin e sotëm me 102.7 lekë dhe është shitur me 104 lekë duke regjistruar edhe ajo rritje të kuotës nga dita e djeshme referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu edhe ai duket ta ketë nisur këtë muaj pozitivisht duke fituar pikë nga dita e martë teksa është blerë këtë mëngjes në raport me dje me 110.2 lekë dhe është shitur me 111.4 lekë.

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...