Moti i keq në Durrës/ AKMC: Vijon puna për largimin e ujit, disa banorë të evakuuar!
Ministria e Mbrojtjes njofton se sëbashku me të gjitha strukturat operacionale të emergjencave civile po monitorojnë me kujdes situatën dhe po punojnë në terren për të rikthyer sa më shpejt normalitetin në zonat më problematike të vendit pas reshjeve të dendura të shiut të regjistruara gjatë ditës së mërkurë në disa pjesë të territorit.
“Jemi të fokusuar kryesisht në Bashkinë Durrës, ku po punohet në disa zona për të normalizuar situatën. Forcat e Armatosura, AKMC, strukturat lokale dhe Emergjencat Civile pranë bashkisë po punojnë për të rikthyer normalitetin në kryqëzimin e stadiumit, te stacioni i trenit, në lagjen “17 Nëntori”, në zonën e Kënetës dhe në Shkozet,“ thuhet në njoftim.
Sipas informacionit të publikuar Emergjencat Civile u kanë ardhur në ndihmë 4 fëmijëve të bllokuar në një fugon shkolle dhe një familjeje, ndërsa më problematike është situata në rreth 40 banesa në Shkozet, ku është regjistruar prani uji. Në mbështetje të forcave në terren janë Forcat e Armatosura me 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 mjete të kalueshmërisë së lartë.
Momentalisht po punohet në terren nga forcat e Drejtorisë Rajonale të Kullimit Durrës për pastrimin e Kanalit të Ujërave të Larta në unazën e qytetit, ndërsa janë të angazhuar edhe strukturat e Autoritetit Portual, ndërmarrjet e Bashkisë Durrës, MZSH-së dhe Policia Bashkiake.
Pjesa kritike tashmë është tejkaluar, ndërkaq Prefekti i Durrësit në mbledhjen e emergjencave civile bëri një përmbledhje të situatës që po shkon drejt normalizimit. Hidrovori po punon me kapacitet të plotë, ndërsa niveli i ujit në lumenjë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave dhe nuk përbën rrezik. Situatë normale në digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve.
Në pjesën tjetër të vendit situata është nën kontroll dhe pa problematika në qarkullim. Të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale e nuk paraqesin asnjë rrezik. Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të ndërhyrë edhe në pjesë të tjera të vendit, si në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ku priten reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.
Sondazh

Meta pranon të paguajë 24 milionë euro për të zgjidhur padinë me Donald Trump!
Gjiganti i teknologjisë Meta ka rënë dakord të paguajë 25 milionë dollarë (gati 24 milionë euro) për të zgjidhur një mosmarrëveshje ligjore me presidentin......

Kursi i këmbimit/ Rritje e ndjeshme valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 95.2 lekë dhe është shitur me 96.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në......

Show i AI! Alibaba pretendon se modeli i saj i ri tejkalon DeepSeek dhe ChatGPT
Njoftimi vjen pasi start-upi kinez i AI, DeepSeek tronditi tregjet të hënën dhe shkaktoi një shitje të udhëhequr nga teknologjia në SHBA dhe Europë pasi......

Plani i Trump për të shkurtuar administratën - U ofron punonjësve 8 muaj pagë nëse japin dorëheqjen
Presidenti amerikan Donald Trump ofroi paketa dorëheqjeje për punonjësit federalë që nuk dëshirojnë të kthehen në zyrë, duke u dhënë 8 muaj pagë. Trump......

OJQ-të paralajmërojnë: Ngrirja e fondit të ndihmës së huaj nga SHBA është një 'dënim me vdekje' për njerëzit në nevojë!
Nga trajtimi që shpëton jetë për HIV-in, strehimin për refugjatët, ushqimin për fëmijët e kequshqyer, projektet e ndihmave të financuara nga SHBA në mbarë......

Rusia, rekord eksportesh të grurit në 2024 - Importuesit kryesorë janë Egjipti, Turqia dhe Irani
Rusia arriti shifra rekord të eksporteve të grurit, duke shitur 72 milionë ton në vitin 2024. Sipas parashikimeve të fundit, eksportet pritet të rriten më......

“Gjobat në rritje. Çdo shofer, të paktën një ndëshkim” - Luzi: Rritja e fluksit të qarkullimit ka shtuar ndëshkimet nga policia
Parakalimi i gabuar, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit apo mosvendosja e rripit të sigurimit janë disa nga shkeljet më të zakonshme që kanë......

“Harry Fultz”, partneritet me Institutin e Teknologjisë Rochester - Rama: Studentët do marrin edukim të nivelit më të lartë ndërkombëtar
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Ogerta Manastirliu,ishin të pranishëm në institutin “Harry Fultz”, ku formimi akademik dhe......