Moti i keq/ MIE: Rrugët nacionale të hapura. Grupet e punës në terren për zonat që kanë probleme me energjinë
Në lidhje me situatën e motit të keq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se rrugët nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme.
Ministria gjithashtu thekson se probleme me energjinë elektrike kanë pasur zonat e thella malore, ndërsa në rang vendi janë 42 fidera me dëmtime.
Njoftimi i ministrisë:
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe agjencitë e saj të varësisë janë në gatishmëri të plotë në të katërt anët e vendit.
Grupet e punës të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me mjete dhe kapacitete të shtuara, ndodhen në terren, për t’ju përgjigjur çdo problematike, si pasojë e përkeqësimit të motit. AKSET RRUGORE Pavarësisht kushteve të vështira të motit segmentet rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme. Në aksin malor Vau i Dejës- Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash vazhdojnë reshjet e dëborës. Në Qafë Mali trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm. g”
Grupet në terren po vazhdojnë pastrimin e rrugës. rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve. Në segmentin Klos-Peshkopi ka pasur reshje të dëborës shoqëruar, me erë të fortë, rekomamdohet përdorimi i zinxhirëve.
Në Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë(doganë), Sopot-Kerrnaj, Qafë Mejdan -Tropojë-Buçaj, B.Curri-Fierzë, B.Curri-Cerrnice, Sopot-Kam, reshjet e dëborës kanë pushuar, mjetet borëpastruese ndodhen në terren, ku po bëhet shperndarja e kripës. Në Rajonin Qendror, në rrugën e Dajtit ka pasur reshje dëbore me intensitet. Po krijojnë problematikë mjetet me goma verore, pasi bllokojnë rrugën duke u kthyer në pengesë edhe për borëpastrueset. Në rajonin e Korçës ka pasur reshje dëbore në Qafë Thanë dhe Qafë Plloçë. Në aksin rrugor Podgorie-Kryqëzim Liqenas vijojnë me intensitet të ulët reshjet e dëborës. Borëpastrueset ndodhen në terren, ku po bëhet pastrimi i rrugës dhe shpërndarja e kripës.
FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE
Si pasojë e motit ka pasur probleme të furnizimit me energji në fiderat 10/6 kV që furnizojnë me energji kryesisht zona rurale të thella malore. Në rajonin e Kukësit nuk ka pasur probleme të rënda me linjat dhe furnizimin me energji. Në orët e drekes, ka pasur problematika në rajonet e Elbasanit dhe Beratit. Gjatë paradites Nënstacioni Radhimë është stakuar për arsye sigurie, pasi kishte nivel të lartë të ujit nga reshjet e shtumta.
Aktualisht ky nënstacion është rivendosue në punë dhe situata është normalizuar. Në të gjithe vendin aktualisht janë 42 fidera me probleme. OSSH ka të angazhuar në terren 1500 punonjës me 196 mjete. Në linjat e transmetimit nuk raportohen problematika, ndërkohë që në kaskadën e Drinit situata paraqitet me prurje normale. FURNIZIMI ME UJË
Në stacionin e pompimit në Lezhë dhe Kurbin, ka pas ndërprerje të energjisë dhe po punohet për rikthimin në normalitet. Megjithatë, nuk ka ndërprerje në furnizimin me ujë. Në pjesën tjetër të vendit, situata e furnizimit me ujë dhe impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura janë në kushte optimale. PORTET DHE AEROPORTET Për shkak të kushteve meteorologjike tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të operojnë, ndërkohë që ato të linjës Durrës-Ankona-Durrës do të operojnë normalisht.
Sondazh

Moti i keq, probleme me energjinë në zonat e thella- Miraka: Jemi në terren, po riparohen defektet
Si pasojë e motit të keq janë shënuar disa defekte në zonat e thella malore ku ka munguar energjia elektrike deri në riparimin dhe kthimin në normalitet.......

Përkeqësohet moti, në disa qarqe reshje shiu me intensitet të lartë e dëborë/ ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes!
Vijojnë reshjet me intensitet të lartë në vend. Gjatë natës kanë filluar reshjet e dëborës në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit. Autoriteti......

“Energjia e erës në Evropë, e pamjaftueshme” - Përbën 20% të prodhimit total, larg objektivave klimatike të 2030
Energjia e erës siguroi 20% të energjisë elektrike të konsumuar në Evropë vitin e kaluar, por kapaciteti i ndërtuar gjatë vitit ishte më pak se gjysma e asaj......

Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit - Rama: Projekti do shërbejë si motor zhvillimi, do të rritet vlera e pronës
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit pritet të sjellë zhvillim për bizneset dhe qytetin. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë dhe AADF-së, ku morën......

Sa kushton shkollimi i fëmijëve në privat? - Numbeo: Shqipëria ndër vendet më të lira në rajon
Në Shqipëri, regjistrimi i fëmijës në arsimin fillor në sektorin privat u kushton prindërve mesatarisht rreth 210 euro në muaj, ose rreth 2520 euro në......

Tatim fitim 5 %, sa zgjat përfitimi për agroturizmin? - Plani/ Rishikim i normave, matet efektiviteti i tyre
Qeveria do të analizojë efektet e përjashtimeve dhe normave të reduktuara tatimore lidhur me tatimet direkte. Aktualisht, bazuar në ligjin e ri për tatimin......

Sa biznese janë regjistruar sipas kombësisë në 2024? - Sipas anës ligjore kryesojnë subjektet si Person Fizik me 12910 në total
Referuar të dhënave të OpenData, në 2024 janë regjistruar më pak biznese sesa viti 2023. Në po të njëjta të dhëna, përllogaritet se biznese sipas kombësisë......

Elbasan-Qafë Thanë, avancon faza e dytë - ARRSH: Përfundojnë 38% e punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se po vijon me intensitet puna në fazën e 2-të në kantierin e ndërtimit të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë. Sipas......