Moti i keq/ Et’hemaj: Nuk ka anulime fluturimesh, mund të ketë disa vonesa
Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë, nuk është shoqëruar me anulime fluturimesh. Drejtori i përgjithshëm i Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, ka thënë se mund të ketë vetëm disa vonesa, por pas mesnatës moti pritet të përmirësohet, kjo duke u bazuar në sistemet e parashikimit meteorologjik në avancë.
“Aviacioni civil del në këtë komunikim në lidhje me situatën e fundit të motit me të cilën po kalon Shqipëria. Aviacioni Civil, sikurse e dini, është i prekshëm përkundrejt kushteve të motit, e për rjedhojë ka zhvilluar sisteme për parshikimin e motit në avancë. Bazuar në këto sisteme, duke filluar nga mbrëmja e djeshme, Shqipëria është futur në një cikël meteorologjik të paqëndrueshëm, ku kemi prezencë ere të fortë në veri me dëborë në zonat veriore; lindore dhe jug-lindore, të cilat do të jenë të intensifikuara deri në mbrëmjen e ditës së sotme. Do ketë reshje në zonën perëndimore dhe jugore, të cila priten me intensitet në Gjirokastër, Tepelenë dhe Sarandë, pas orës 20:00. Si dhe do të kemi fenomene moti në lartësitë deri në 3000 m. Ky informacion është i bashkërenduar edhe me oraganizmat e tjerë të Ministrisë së Transporteve, të cilat bëjnë koordinimet mes tyre. Si pasojë e motit të keq, pritet të ketë disa vonesa në fluturime sidomos në ngritje të avionëve nga aeroporti i Rinasit, kjo për shkak të procedurave (shkrirjes së akullit nga krahët e avionit ose prezencës së erës). Nuk presim të kemi anulime të fluturimeve, apo ndryshim të drejtimit të fluturimeve. Kjo situatë meteorologjike pritet të jetë prezente deri në mesantë të kësaj të diele, ku gradualisht do të nisë përmirësimi i motit” – tha kreu i Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj.
Sondazh

Moti i keq/ MIE: Rrugët nacionale të hapura. Grupet e punës në terren për zonat që kanë probleme me energjinë
Në lidhje me situatën e motit të keq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se rrugët nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme. Ministria......

Moti i keq, probleme me energjinë në zonat e thella- Miraka: Jemi në terren, po riparohen defektet
Si pasojë e motit të keq janë shënuar disa defekte në zonat e thella malore ku ka munguar energjia elektrike deri në riparimin dhe kthimin në normalitet.......

Përkeqësohet moti, në disa qarqe reshje shiu me intensitet të lartë e dëborë/ ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes!
Vijojnë reshjet me intensitet të lartë në vend. Gjatë natës kanë filluar reshjet e dëborës në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit. Autoriteti......

“Energjia e erës në Evropë, e pamjaftueshme” - Përbën 20% të prodhimit total, larg objektivave klimatike të 2030
Energjia e erës siguroi 20% të energjisë elektrike të konsumuar në Evropë vitin e kaluar, por kapaciteti i ndërtuar gjatë vitit ishte më pak se gjysma e asaj......

Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit - Rama: Projekti do shërbejë si motor zhvillimi, do të rritet vlera e pronës
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit pritet të sjellë zhvillim për bizneset dhe qytetin. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë dhe AADF-së, ku morën......

Sa kushton shkollimi i fëmijëve në privat? - Numbeo: Shqipëria ndër vendet më të lira në rajon
Në Shqipëri, regjistrimi i fëmijës në arsimin fillor në sektorin privat u kushton prindërve mesatarisht rreth 210 euro në muaj, ose rreth 2520 euro në......

Tatim fitim 5 %, sa zgjat përfitimi për agroturizmin? - Plani/ Rishikim i normave, matet efektiviteti i tyre
Qeveria do të analizojë efektet e përjashtimeve dhe normave të reduktuara tatimore lidhur me tatimet direkte. Aktualisht, bazuar në ligjin e ri për tatimin......

Sa biznese janë regjistruar sipas kombësisë në 2024? - Sipas anës ligjore kryesojnë subjektet si Person Fizik me 12910 në total
Referuar të dhënave të OpenData, në 2024 janë regjistruar më pak biznese sesa viti 2023. Në po të njëjta të dhëna, përllogaritet se biznese sipas kombësisë......