Shqipëria Postuar më 2 Tetor 2025, 10:40

‘Mot i keq’ edhe në tregun valutor – Dobësohen monedhat e huaja!

Nga Edel Strazimiri

‘Mot i keq’ edhe në tregun valutor – Dobësohen

Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke pësuar zbritje nga një ditë më parë duke u blerë sot me 81.7 lekë dhe duke u shitur me 82.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka pësuar zbritje të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 97.1 lekë nga një ditë më parë.

Franga zvicerane edhe ajo ka pasur një rënie të vlerës këtë të enjte duke u blerë sot me 102.3 lekë dhe duke u shitur me 103.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Paundi britanik nuk bën përjashtim duke u dobësuar edhe këtë mëngjes teksa është blerë sot me 110.1 lekë dhe është shitur me 111.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me dje.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat