“Mosha e daljes në pension të barazohet më shpejt” - BE: Jo në 2056. Shqipëria kërkon më tepër kohë për përafrimin e Direktivës përkatëse
Bashkimi Evropian kërkon që Shqipëria të përshpejtojë moshën e daljes në pension për burrat dhe gratë. Bashkimi Evropian ka bërë publik qëndrimin e tij për negociatat me Shqipërinë lidhur me Grupkapitullin 3 “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.
Dokumenti tregon sa i linjëzuar është legjislacioni shqiptar me atë të Bashkimit Evropian për sa i përket Grupkapitullit 3, si dhe çfarë kushtesh të tjera duhet të plotësojë vendi ynë që të mbyllë negociatat për këtë grupkapitull.
Në dokument, BE thekson se Shqipëria kërkon më tepër kohë për transpozimin e Direktivës së Këshillit mbi zbatimin progresiv të parimit të trajtimit të barabartë për burrat dhe gratë në çështjet e sigurimeve shoqërore, konkretisht deri në vitin 2056, me qëllim barazimin e moshës së daljes në pension midis burrave dhe grave.
Por, me qëllim që të bëhet tani përafrimi i plotë i legjislacionit të Shqipërisë dhe atij të Bashkimit Evropian në sigurimet shoqërore, ky i fundit kërkon që barazimi të përshpejtohet, pra të mos bëhet në 2056.
BE-ja konsideron se një periudhë kaq e gjatë tranzicioni për të përafruar moshën e daljes në pension të burrave dhe grave nuk justifikohet dot dhe se një periudhë më e shkurtër tranzicioni, me rritje më të shpejta të moshës së daljes në pension të grave, është e preferueshme për t'u përshtatur me legjislacionin e BE.
Për të vendosur mbi këtë gjë, Bashkimi Evropian i ka kërkuar më tepër informacion Shqipërisë lidhur me planet dhe projektet për reformën e pensioneve, një plan të ri të kohës që duhet për përafrimin e moshës së daljes në pension dhe një vlerësim mbi ndikimin që do të ketë rritja e moshës së daljes në pension në financat publike dhe në tregun e punës.
Nga ana tjetër, për sa i përket fushave të tjera, si për shembull tatimet, BE shprehet se Shqipëria duhet të përafrojë legjislacionin e saj me acquis, duke përfshirë këtu Direktivën mbi sistemin e përbashkët të tatimit mbi vlerën e shtuar.
Lidhur me kërkesat e Shqipërisë për disa përjashtime nga acquis i BE-së, BE-ja nënkupton se çdo devijim nga sistemi i TVSH-së i BE-së në lidhje me bazën tatimore mund të ketë një efekt në burimet e veta të BE. Në shumicën e kapitujve, Shqipëria ka një harmonizim të pjesshëm me legjislacionin e BE.
Megjithatë, Bashkimi Evropian ka vendosur disa piketa mbyllëse, pra disa kushte të tjera që duhen plotësuar nga Shqipëria për të mbyllur negociatat për Grupkapitullin 3. Në kapitullin për bashkimin doganor rezulton të jenë vendosur më shumë kushte se në çdo kapitull tjetër, ndjekur nga kapitulli i tatimeve, politikave sociale dhe të punësimit, si dhe kërkimi shkencor.
Mendimi juaj

Trenat e pasagjerëve, me koncesion - MIE po studion tregun, tenderimi synohet të realizohet në 3-mujorin e tretë të 2025
Operimi i trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor mund të jepet me koncesion. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe programi CONNECTA2......

BE, fond për zgjerimin e kompanive të teknologjisë - Synon shkëputjen nga varësia e SHBA-së në këtë sektor
Komisioni Evropian planifikon të përdorë fondet e BE-së për të blerë aksione në kompanitë e inteligjencës artificiale dhe ato kuantike që kërkojnë të......

Java nis negativisht për Dollarin amerikan – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të hënë në zbritje duke humbur pikë nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 85.8 lekë dhe është shitur me 87.2 lekë......

Shqipëria nis identifikimin elektronik të kafshëve
Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në sistemin europian të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve të shoqërimit, pas një marrëveshjeje mes Autoritetit Kombëtar......

“Eksodi modern”, shqiptarët po udhëtojnë më shumë/ Në katër muaj, rreth 2.56 milionë shtetas shqiptarë dolën jashtë vendit
Në katër muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria po përjeton një dinamikë të re të mobilitetit, ku shqiptarët po eksplorojnë botën gjithnjë e më shumë. Sipas......

Rihapet Tuneli i Llogarasë - Nga sot deri në 15 shtator, automjetet nuk do të paguajnë tarifë
Tuneli i Llogarasë është rihapur ditën e sotme për qarkullimin e automjeteve. Rihapja e tunelit u njoftua që ditën e djeshme nga Zëvendëskryeministrja......

Sa i kushtoi shtetit rimbursimi i ilaçeve? - FSDKSH: Më pak se në 2023. Shpenzimi për spitalet zë peshën më të madhe
Gjatë vitit të kaluar, shteti ka shpenzuar më pak për rimbursimin e barnave mjekësore. Sipas Raportit Vjetor të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të......

“Shqipëria, një “Itali e re” në Evropë” - Rama, bashkëbisedim me organizatorin e forumit ndërkombëtar “FII”
Kryeqyteti i Shqipërisë mirëpriti një javë më parë Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që mbledh liderë politikë,......