Moody’s rikonfirmon vlerësimin “Ba3” për Shqipërinë - Stabiliteti ekonomik dhe reformat mbajnë perspektivën “të qëndrueshme”

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody's Ratings, në rishikimin e saj periodik të kryer më 5 mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në "Ba3" me perspektivë "të qëndrueshme".
Moody's vlerëson qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe parashikon një rritje të PBB-së reale prej 3.6% për vitin 2025 dhe 3.5% për vitin 2026. Prespektiva e rritjes ekonomike do të mbështetet kryesisht nga ecuria e sektorit të turizmit, fluksi i qëndrueshëm i Investimeve të Huaja Direkte veçanërisht në energji dhe turizëm, por edhe nga normat më të larta të pjesëmarrjes në tregun e punës.
Agjencia vlerëson se, në aspektin fiskal, zbatimi i buxhetit ka mbetur i kujdesshëm gjatë vitit 2025. Moody's vlerëson deficitin në 1.8% të PBB-së në vitin 2025, i cili është rritur nga 0.7% e PBB-së në vitin 2024, por mbetet nën objektivin qeveritar prej 2.4%.
Agjencia parashikon që raporti i borxhit ndaj PBB-së të ulet lehtësisht në rreth 51% në vitin 2027 nga 52.6% e vlerësuar për vitin 2025, i nxitur nga rritja e fortë ekonomike dhe një bilanc primar fiskal i balancuar ose paksa pozitiv. Agjencia parashikon një ulje të mëtejshme graduale të borxhit publik gjatë tre deri në pesë vitet e ardhshme, të mbështetur nga respektimi i kuadrit të kujdesshëm fiskal nga qeveria.
Perspektiva “e qëndrueshme” reflekton vlerësimin e Moody's se rreziqet pozitive dhe negative për vlerësimin “Ba3” të Shqipërisë janë të balancuara. Agjencia pret që reformat për procesin e anëtarësimit në BE të vazhdojnë, megjithëse me një ritëm gradual, dhe që risqet e likuiditetit qeveritar dhe të sektorit bankar të mbeten të kontrolluara.
Ky rikonfirmim i vlerësimit nga Moody's është një tregues mjaft i rëndësishëm i stabilitetit makroekonomik të Shqipërisë dhe progresit të vazhdueshëm në reformave strukturore, duke dhënë një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, si dhe duke mbështetur objektivat afatgjata të integrimit evropian të vendit.
Euro ndal rënien, ngjitet sërish mbi 96 lekë - Dollari realizon fitime më të mëdha, mbështetet nga lufta në Iran
Gjatë javës që sapo u mbyll, monedhat kryesore të huaja kanë shfaqur një tendencë në rritje në raport me lekun, në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit......
Borxhet e energjisë, FSHU skemë lehtësuese - Luzi: Këste deri në 20 vite për të shlyer detyrimet
Të gjithë konsumatorët të cilët kanë detyrime të pashlyera për energjinë elektrike deri më 31 dhjetor 2024, tashmë kanë mundësinë t'i paguajnë me......
Rregulla të reja për administrimin e plazheve - Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për modelin tip të marrëveshjes që do të lidhet mes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorëve strategjikë për......
Integrimi në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore - BSH nis përgatitjet. Përfituese nga programi 3 mln eurosh i BE për forcimin e kapaciteteve
Banka e Shqipërisë po përgatitet për t’u bërë pjesë e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. Për këtë, ajo do të jetë pjesëmarrëse në fazën e tretë të......
“Çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon” - Maqedonia e Veriut, ministrja Bozhinovska siguron: Furnizim i qëndrueshëm
“Furnizimi me karburante në Maqedoninë e Veriut është i qëndrueshëm dhe vendi pavarësisht rritjes së çmimeve, ka karburantin më të lirë në rajon”, deklaroi......
SHBA sulmon ishullin iranian, Kharg - Terminali përbën 90% të eksporteve, me kapacitet 7 mln fuçi naftë në ditë
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi në rrjetet sociale se, ka urdhëruar Komandën Qendrore të kryente bombardime ndaj objektivave ushtarakë të Iranit......
Ekonomia e Kosovës u rrit me 3.85% në fund të 2025 - Tregtia, transporti dhe akomodimi udhëhoqën zgjerimin
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e katërt të vitit 2025, sipas......
Në treg karburant nga rezervat strategjike - Disa vende po reagojnë për të ulur çmimet globale
Disa vende kanë njoftuar plane për të hedhur në treg rezervat e naftës me synimin për të ndihmuar në qetësimin e çmimeve në rritje të energjisë mes......


