Shqipëria Postuar më 10 Prill 2026, 10:43

“Monitorim tregut të produkteve ushqimore” - Ibrahimaj: Subvencionojmë shtresat në nevojë nëse do të ketë shtrenjtime të tjera

Nga Diamila Leka

“Monitorim tregut të produkteve ushqimore” - Ibrahimaj:

Çmimet e frutave dhe perimeve janë nën monitorimin e qeverisë shqiptare, ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha se janë edhe në monitorim 80 produkte të shportës.

“Jemi duke monitoruar çmimet në bazë ditore, vetëm kategoria e perimeve ka rritje, dhe asnjë produkt i shportës nuk kanë rritje. Iflacioni në mars shënoi nivelin 2.6% që është nivel i kontrolluar.  Në të kaluarën kemi bërë subvencionim, dhe nëser çmimet do të rriten përsëri atëhere do të ndërhyjmë me një akt që do të parashikojë për subvencionim e çmimeve për shtresat në nevojë.”

E pyetur nga gazetarët nëse do ketë një ndryshim për taksën e qarkullimit, ministrja Ibrahimaj dha këtë përgjigje.

“Ne nuk mendojmë që ka nevojë për ndërhyrje në taksën e qarkullimit. Taksa e qarkullimit nuk mblidhet në këtë formë sepse ne e kemi më kollaj, taksa e qarkullimit mblidhet se është më e drejtë të mblidhet në këtë formë. Pasi ai që konsumon më shumë karburant, është ai që duhet të paguajë taksë qarkullimi më shumë.”

Shqipëria 10 Prill Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë në vlera relativisht konstantë teksa është blerë sot me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat