Shqipëria Postuar më 11 Korrik 2026, 14:01

Monitorim tregut të produkteve të shportës në supermarkete/ Autoriteti i Konkurrencës ndërhyn pas ankesave të qytetarëve

Nga SCAN TV

Monitorim tregut të produkteve të shportës në supermarkete/

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës në rrjetin e supermarketeve kryesore në vend, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura nga deputetët në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, monitorimi, synon të analizojë jo vetëm ecurinë e çmimeve, strukturën e konsumit, por dhe të dhënat mbi shitjet gjatë periudhës 1 janar 2025 – qershor 2026, me qëllim vlerësimin e funksionimit të konkurrencës në një treg që ndikon drejtpërdrejt në shpenzimet e familjeve shqiptare.

Operatorët kryesorë të tregtisë me pakicë do të paraqesin informacion mbi shitjet totale, si dhe të dhëna të detajuara për 30 produktet që kanë peshën më të madhe në shitjet e tyre.

Këto të dhëna, do t’i nënshtrohen një analize krahasuese për të vlerësuar sjelljen e tregut, nivelin e konkurrencës dhe elementët që ndikojnë në çmim. Autoriteti i Konkurrencës thekson se mbetet i angazhuar për garantimin e tregjeve të hapura, konkurruese dhe transparente, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe mirëqenies së konsumatorëve.

Monitorim tregut të produkteve të shportës në supermarkete/

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat