Shqipëria Postuar më 21 Korrik 2025, 10:35

“Monitorim me dron për hapësirat publike” Rama: Ballafaqimet do të bëhen përmes teknologjisë

Nga Diamila Leka

“Monitorim me dron për hapësirat publike”  Rama:

Aksionit të lirimit të hapësirave publike, kryeministri Edi Rama e mori si nismë gjatë takimeve me qytetarët gjatë kohës së fushatës elektorale. Sipas kryeministrit, ajo që vihej re më shumë ishte zaptimi i hapësirave publike. Në platformën “Sy m’sy”, kryeministri Rama tha se synimi është që të krijohet një balancë mes interesit të qytetarëve për ta pasur hapësirat publike të lira dhe nevojës së bizneseve për shërbim jashtë, pra 70% për qytetarët, dhe 30% për bizneset.

“Rilindja Urbane 2.0. Kemi 60 arkitektë që po merren në të gjithë vendin, lokalë dhe në Tiranë, për territoret urbane në zonën e komuniteteve, e kjo gjë do të ndodhi edhe në Tiranë, hap pas hapi. Tirana ka nevojë për kulturë urbane, nivel tjetër estetike shërbimesh, sepse ky është momenti që mund ta humbasim edhe titullin si lider tëturizmit në Ballkan, ndaj është edhe momenti për të transformuar shërbimet nga uji, territori, siguria ushqimore, urbanizimi. Janë piketa që do jenë kyçe për mandatin e katërt dhe që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE,”- u shpreh Rama.

Por, edhe për këtë aksion, kryeministri Rama theksoi se gjithçka do ndiqet me drone dhe se ballafaqimi do të bëhet përmes teknologjisë.

Do ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve dhe informacioni të marrë nga dronët, gjë që do të bëjë që puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë. Kjo do na çojë në nivel tjetër dhe do jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim.”

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat