Shqipëria Postuar më 26 Mars 2026, 13:55

“Momenti i duhur për të investuar në Shqipëri” - Rama: Ndryshime të mëdha, sektorët po zhvillohen me shpejtësi

Nga Elisabeta Dosku

“Momenti i duhur për të investuar në Shqipëri” -

Shqipëria është gati për të mirëpritur, për të ofruar dhe ndërtuar një ekosistem rreth nevojave të investitorëve dhe gati për të lidhur njerëzit, bizneset dhe ambiciet. Ky ishte mesazhi i Kryeministrit Edi Rama drejtuar investitorëve në forumin “MatchMaker Albania”. Kryeministri theksoi se turizmi dhe bujqësia kanë shumë për të ofruar dhe janë sektorë që po zhvillohen me shpejtësi.

“Shqipëria është një vend ku po ndodhin disa ndryshime të mëdha  në kuptimin e një portofoli shumë të rëndësishëm larmishmërisë që shkon nga turistët individualë tek grupet e mëdha të turistëve që duan të vijnë të eksplorojnë kryeqytetin, bregdetin, bujqësinë, agroturizmin. Ky është vendi, pas asnjë dyshim dhe jemi shumë të lumtur që të shohim që jo vetëm ambicia konë por dhe ambicia e atyre që kthejnë sytë nga Shqipëria por rritet.  Shtylla e dytë është bujqësia inteligjente që duket ende si një fushë sfiduese ku po ndodhin shumë gjëra dhe shumë produkte në Shqipëri po zhvillohen me shpejtësi të madhe. Ne besojmë fort që objektivi ynë për ti çuar eksportet në 1 miliard euro është brenda mundësisë sonë”.

Po ashtu, inovacioni dhe energjia, u konsideruan si sektorë me potenciale të larta investimi.

“Se fundmi ne radhe por jo nga rëndësia energjia. Është bërë tashmë sektor që lidhet me diversifikimin, vizionin afatgjatë, inovacionin . ne besojmë që Shqipëria deri fund të kësaj dekade do ta sigurojë energjinë e saj në mënyrë sovrane”.

Ndërsa drejtoresha e Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, AIDA, Laura Saro,  theksoi se ky është momenti i duhur për të vepruar, pasi Shqipëria nuk ofron thjeshtë mundësi, por partneritet.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat