Molotovë e fishekzjarrë mes bllokut/ Ministrja e brendshme Albana Koçiu: Objektivi i dhunës, dëmtimi i drejtpërdrejtë i ekonomisë dhe turizmit
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi lidhur me situatën e krijuar në Bllok, ku u dëmtua godina që njihet si ish-vila e diktatorit Hoxha. Ministrja shkruan se kjo dhunë, krijon dëmtim të imazhit të Shqipërisë, që ndikon drejtpërdrejt në turizëm dhe ekonominë e vendit.
Reagimi i plotë:
''U vërtetua se objektivi i vërtetë i kësaj dhune është dëmtimi i drejtpërdrejtë i ekonomisë shqiptare, sabotimi i turizmit dhe përpjekja për të nxirë me çdo kusht imazhin e Shqipërisë në sytë e botës, pikërisht në momentin tonë më të mirë.
Maskat ranë përfundimisht. Sot u shfaq hapur dhe pa asnjë dritëhije objektivi i vetëm i Sali Berishës dhe familjes së tij: mbajtja peng e Shqipërisë për llogaritë e tyre personale.
Ajo që pamë në rrugët e Tiranës nuk ishte një protestë demokratike, por një shfaqje e pastër e një sjelljeje antikombëtare dhe anti-shqiptare, ku interesi personal i një individi dhe i familjes së tij vendoset mbi qetësinë dhe sigurinë e një populli të tërë.
Ky nuk është më aksion politik, por një sulm i hapur ndaj stabilitetit të vendit.
Shqipëria, qytetarët e këtij vendi dhe jeta e përditshme e këtij kombi nuk mund të mbeten peng i një tufe banditësh të armatosur me molotovë, që kërkojnë të shkaktojnë kaos dhe terror. Në çmendurinë e tyre, ata nuk kursyen as artin, duke goditur një rezidencë ku ndodheshin artistë të huaj, një akt që tregon degradimin e plotë të një lëvizjeje që nuk njeh asnjë vlerë njerëzore.
Ky sulm ndaj interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë është i paprecedentë dhe nuk do të tolerohet. Po aq e vendosur dhe e paprecedentë do të jetë edhe përgjigjja institucionale, në mbrojtje të rendit, sigurisë dhe të ardhmes europiane të vendit.''
Protestuesit e PD-së molotov vilës së ish-diktatorit Hoxha/ Gonxhja: E turpshme, godina shërben si qendër ndërkombëtare arti
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me protestën e Partisë Demokratike, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja ka dënuar......
Ambasadorja e Shqipërisë, Meri Kumbe për SCAN/ ''11 shqiptarë në Izrael, sirena alarmi në çdo moment''
11 qytetarë shqiptarë kanë kontaktuar ambasadën shqiptare në Izrael, pas sulmit të SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit dhe pas kundërpërgjigjes së Teheranit me......
Plotëson DIVA, deklaron 28 fëmijë/ Tatimet: Kujdes, monitorim për çdo fëmijë në ngarkim
Mund të duket e çuditshme, por ka ndodhur. Në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, është shënuar një rast, i cili ka plotësuar se ka 28 fëmijë.......
Tensionet përshkallëzohen në Lindjen e Mesme, MEPJ apel urgjent për shqiptarët në Emirate
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, vijon të ndjekë me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme dhe prej mëngjesit të sotëm është në kontakt me......
Rrëshqitja te “Arrat e Gurrës”, ARRSH: Të hënën caktohet afati për rrugën alternative
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli, së bashku me Administratorin e Hekurudhës Shqiptare kanë përditësuar situatën për ecurinë e punimeve në......
Tensione pas sulmit në Iran, Teherani kundërpërgjigjet/ Reagon BE e disa vende: Situatë kritike. Rama: Garda Revolucionare, terroriste
Vijon të jetë e tensionuar situata pas sulmeve të fundit të SHBA dhe Izraelit, në Iran, ku sipas disa medieve raportohet për vdekjen e komandantit të Gardës......
Starmer mbledh Komitetin e Krizës/ Macron: Situata e rrezikshme, Irani të bisedojë
Kryeministri britanik, Keir Starmer, kathirrur mbledhje të komitetit të krizës së qeverisë (Cobra) dhe planifikon të zhvillojë telefonata me aleatët në orët......
Lufta mes Iranit dhe Izraelit “trondit” tregjet/ Ngrihet çmimi i naftës dhe bie Bictoin
Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, duke e çuar Brent drejt niveleve më të larta në muajt e fundit,......


