Modernizohet baza e helikopterëve në Farkë - Ministria e Mbrojtjes hap tenderin me fond limit prej 706,4 milionë lekë
Baza ajrore e helikopterëve në Farkë pranë Tiranës pritet të modernizohet. Ministria e Mbrojtjes ka hapur tenderin për ndërtimin e kuadrateve kryesore dhe drejtimet e ngritjes dhe uljes, rrugët lidhëse, sheshet e parkimit të helikopterëve, si dhe sistemin e ndriçimit. Fondi limit është rreth 706,4 milionë lekë dhe punimet pritet të zgjasin për një periudhë prej 1 viti.
Baza ajrore eshte e vendosur në territorin e Bashkisë Tiranë, ndërsa procesi topografik është kryer mbi bazën e kërkesave teknike të përgjithshme dhe specifike të parashikuara dhe konsiston në rilevimin e zonës ku ndodhet objekti.
Shqipëria ka rritur ndjeshëm investimet në sektorin e sektorin e mbrojtjes, ku për herë të parë këtë vit janë akorduar fonde që arrijnë nivelin 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Projeksionet janë që kjo rritje të jetë e përvitshme, ku brenda 10 vitesh synohet të arrihet niveli 2.8 % i Prodhimit të Brendshëm Bruto. Investimet janë në disa drejtime; në rinovimin e bazave ushtarake, ndërtimin e bazave të reja, investime në teknologji dhe sidomos investime të forca njerëzore.
Plani është që brenda pak vitesh Shqipëria të ketë një ushtri dhe sistem mbrojtje të ngjashëm me atë të NATO-s dhe që i përgjigjet çdo sfide që mund të paraqitet për sigurinë kombëtare të vendit tonë.
Referuar projektbuxhetit, vetëm për vitin e ardhshëm për kompletimin e forcave ajrore me helikopter UH-60 “Blackhawk”, është planifikuar një fond prej 570 milionë lekë.
Sondazh

Shumë shtëpi të pabanuara në vend! - Ato të banuarat “udhëhiqen” kryesisht nga mosha e tretë
Çati të rëna, suva e prishur apo dhe mure të thyera. Në vend numërohen gjithnjë e më shumë shtëpi të braktisura si pasojë e emigrimit masiv që kanë ndodhur......

Energjia, kusht për shitjen apo qiradhënien e banesave - Pronarët duhet të pajisen me certifikatën e performancës energjetike
Çdokush që do të shesë apo do të japë me qira një banesë duhet të pajiset me certifikatën e performancës së energjisë, pasi në të kundërt transaksioni nuk......

Pensionet, cili është plani i qeverisë për skemën? - Malaj: Presim formulën finale, mund të ndërhyjmë në buxhet
Deputetët e Komisionit parlamentar të Ekonomisë kanë kërkuar që të rishikohen fondet për mbrojtjen sociale dhe konkretisht për skemën e pensioneve në......

Skenari pothuajse i pamundur i zgjedhjeve në SHBA - Çfarë ndodh nëse Harris dhe Trump kanë numër të barabartë zgjedhësish?
Po sikur as demokratja Kamala Harris dhe as republikani Donald Trump të mos arrijnë të fitojnë shumicën e votuesve më 5 nëntor? Mundësia, e cila shkakton......

Edicion Informativ
E hënë - e shtunë

“39 mld euro në vit deri në 2050” - BE-së i duhen investime të mëdha për dekarbonizimin e transportit
Evropa duhet të shpenzojë 39 miliardë euro në vit për të arritur emetimet neto zero në sektorin e transportit deri në vitin 2050, tha grupi i fushatës......

Scan Intel
E hënë - E shtunë, 15:00

Sa lekë i takon secilës ministri nga Pr.Buxheti 2025? Rritje fondesh për të gjitha ministritë, shkurtim vetëm për Drejtësinë
Për vitin 2025, qeveria shqiptare ka parashikuar një buxhet prej 8.2 miliardë eurosh, i cili synon të përmbushë prioritetet kombëtare në fusha të ndryshme.......