Modernizimi i sistemit të thesarit - AKSHI hap tenderin me fond 750 milionë lekë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur hapjen e tenderit për përmirësimin e sistemit të thesarit. Fondi limit i përllogaritur është 750 milionë e 314 mijë lekë.
Objekti i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i infrastrukturës hardware dhe software të Sistemit të Thesarit SIFQ (Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë), duke e përditësuar atë në mënyrë që të jetë i sigurtë dhe të plotësojë kërkesat e kohës. Këto përmirësime duhet të rrisin performancën, sigurinë dhe efektivitetin e proceseve te punës.
Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë, është një aplikacion i domosdoshëm për ekzekutimin e buxhetit të shtetit, administrimin e llogarisë qendrore të qeverisë, parashikimin financiar dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduar të qeverisë, sipas standardeve ndërkombëtare në kuadrin e realizimit të misionit të Ministrisë së Financave.
Përdoruesit e sistemit janë punonjës të Ministrisë së Financave, të degëve të thesarit në rrethe, të institucioneve buxhetore të lidhura online si dhe palët e treta me të cilët shkëmbejnë të dhëna.
Andaj, synohet përmirësim i sistemit të thesarit dhe përditësim i tij nga Oracle E-Business Suite në sistemin e apdetuar. Sistemi i Thesarit është mbështetur në Oracle E-Business Suite dhe është i ndërtuar për të ndihmuar përdoruesit të marrin vendimet më mirë dhe të jenë më tepër konkurrues, ndërsa ulin kostot si edhe rrisin përformancën.
Sistemi do të lejojë akses vetëm për personat e autorizuar, me të drejtat e përcaktuara në këtë sistem.
Sondazh

Mbi 67 mijë fermerë “sigurojnë” paratë - 14 milionë euro shtesë për bujqësinë, 100% disbursim për naftën dhe 7 masat
1.4 miliardë lekë shtesë ka marrë Ministria e Bujqësisë nga qeveria përmes aktit normativ të miratuar së fundmi me qëllim mbulimin e të gjitha kërkesave të......

Banka Qendrore e Turqisë ul normën e interesit - Nis ciklin e lehtësimit për të reduktuar inflacionin
Banka qendrore e Turqisë uli normën bazë të interesit me 250 pikë bazë në 47.5%, duke nisur një cikël lehtësimi që synon të lërë pas trazirat e zgjatura......

“Ndriçohet” rruga e Arbërit dhe Tuneli i Murrizit - OSSH hap tenderin me fond limit 295 milionë lekë
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për zhvillimin e rrjetit 20kv për përmirësimin e cilësisë së furnizimit të zonave përgjatë......

Rriten rreziqet për ekonominë globale në 2025 - Pasiguria ekonomike e tensionet gjeopolitike kërcënojnë stabilitetin global
Sipas Bankës Botërore, vendet më të varfra janë në gjendjen e tyre më të keqe ekonomike prej dy dekadash, pasi kanë humbur rimëkëmbjen pas pandemisë. Gjëja e......

Importi i gurëve të çmuar, rekord i ri në Nëntor/ Vlera totale përgjatë 11-mujorit arriti në 6.3 miliardë lekë
Importi i perlave natyrale, gurëve të çmuar dhe bizhuterive arriti rekord të ri në muajin Nëntor të këtij vitit tregojnë të dhënat më të fundit nga......

Kakao, me performancën më të lartë në 2024 - Përbërësi kryesor i çokollatës tejkaloi edhe bitcoin
“Udhëtimi” i kakaos këtë vit dukej se ishte i pafund. Përbërësi kryesor i çokollatës pritet të jetë fituesi më i madh në mesin e mallrave kryesore në vitin......

15 mijë lekë shpërblim për 257 mijë familje në nevojë - Koçiu: Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit është rreth 2.1 mld lekë
Në mbledhjen e qeverisë këtë të enjte, u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundiviti për 275 mijë familje dhe individë të cilët do të përfitojnë 15......

Sulm kibernetik në Japan Airlines - Kompania njofton për ndërhyrje në sistem dhe pezullim fluturimesh
Japan Airlines njoftoi se kishte pësuar një sulm kibernetik, duke paralajmëruar se mund të ketë vonesa dhe nuk mund të përjashtohen anulimet e......