Modernizimi i sistemit doganor “ASYCUDA” - Hap drejt integrimit europian!
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, i cili po zhvillon një vizitë pune në Zvicër, u prit nga përfaqësues të UNCTAD (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim), për të diskutuar mbi përmirësimet më të fundit të sistemit doganor ‘ASYCUDA’.
ASYCUDA është një platformë moderne dhe e avancuar që përdoret nga mbi 100 vende në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.
“Ky sistem ndihmon në përpunimin më të shpejtë dhe më të sigurt të dokumenteve doganore dhe është një hap i rëndësishëm për të bërë administratën doganore më të përparuar dhe më të gatshme për anëtarësimin në Bashkimin Europian”, shkruhet në njoftim.
Sipas njoftimit gjatë takimit me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, u fol për disa tema me rëndësi, si përshtatja me rregullat europiane, rritja e transparencës dhe shpejtësisë në procedurat doganore dhe përdorimi i teknologjisë për të bashkëpunuar më mirë me sistemet e tjera shtetërore.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaron se mbetet e angazhuar për të ecur hap pas hapi me zhvillimet teknologjike globale, duke ndërtuar një administratë moderne, transparente dhe të sigurt, në shërbim të tregtisë dhe integrimit evropian.

Ministri Hasani në Letoni: Partneriteti me Riga-n, investim për të ardhmen e përbashkët europiane!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Riga, ku u prit nga Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba......

Prodhimi i qumështit ra me 6.6% gjatë 2024-ës/ Ndryshim negativ edhe për djathin, shënoi rënie me 9.9%
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për vitin 2024, në territorin shqiptar janë grumbulluar gjithsej rreth 95 mijë tonë qumësht. Krahasuar me një vit......

Mjalti shqiptar “kërcënohet” nga kushtet klimatike - Malutaj: Fermerët shtojnë kosheret, prodhimi vendnumëro
Me nxitjen nga subvencionet e skemës kombëtare të bujqësisë, numri i kosherëve në vend po rritet, por prodhimi mbetet në nivele të ulëta. Aktori kryesor......

20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025 - Muçaj: Ligji i ri, më shumë kontrolle agjencive të rekrutimit
Shqipëria ka njohur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj që punojnë në sektorë me mungesë fuqie vendase. Shumica e këtyre punonjësve të huaj......

Turistët ‘shtuan’ Shqipërinë me 277 mijë banorë në Maj/ Shqipëria për një muaj, me rreth 2.6 milionë njerëz
Këtë maj, Shqipëria nuk ka qenë vetëm më e ngrohtë, por edhe më e populluar se zakonisht. Fluksi i turistëve të huaj është ndjerë kudo në rrugë, në pika......

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë/ Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së!
Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit me datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian......

10 milionë euro nga zënia e hapësirave publike - Shifër rekord në 2024-ën, rriten edhe të ardhurat nga tarifat e pastrimit
Ditët e fundit qeveria ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga bizneset, fokusuar kryesisht në bashkitë bregdetare, por edhe gjerë. Por si......

Tatimet, fushatë për formalizimin e bujqësisë - Zusi: Nevojiten ndryshime ligjore dhe mbështetje financiare
Ekspertët e ekonomisë e mbështesin nismën e administratës tatimore për të formalizuar sektorin e bujqësisë, por sugjerojnë që të ndërmerren edhe ndryshime......