Modernizimi i rrjetit elektrik në Kukës - Investimi prej 98.6 mln lekë për energji cilësore

Drejtoria Rajonale e OSSH Kukës ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të ulët në Tërthorë të Kukësit, me një fond limit prej 98 milion e 619 mijë lekë.
Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, për zonën duhet zhvilluar një infrastrukturë elektrike e përshtatshme, që të garantojë një shërbim cilësor kundrejt konsumatorëve aktualë dhe njëkohësisht të jetë në përputhje me zhvillimet e pritshme afatgjata të zonës.
Projekti përmban rikonstruksion të rrjetit të tensionit të ulët dhe rikonstruksionin e kabinave në Tërthorë. Ky projekt është i nevojshëm, pasi kjo zonë aktualisht ka humbje të larta teknike, si edhe një rrjet të tensionit të ulët jashtë kushteve teknike, me shtylla te amortizuara.
Projekti përfshin një zonë gjeografike prej 40 km² dhe rreth 600 abonentë familjarë dhe privatë. Pra, 85% janë abonentë familjarë, 10% abonentë privatë dhe 5% janë abonentë buxhetorë dhe jo buxhetorë. Në zonën e projektit nuk ka konsumatorë industrialë. Zona është e zhvilluar me ndërtime ekzistuese para viteve ’90, si dhe me ndërtime të reja. Elementi strukturor kryesor i projektit është rikonstruksion me kabëll ABC dhe rikonstruksion kabinash në Tërthorë, Fideri Nr.6 - 10 kv del nga nënstacioni Rexhepaj 110/35/10 KV dhe vazhdon në drejtime të ndryshme deri në pikën fundore“ kabina Dogana Morinë”.
Ky investim është planifikuar të kryhet për arsye se zona në të cilën zhvillohet projekti ka një trend të lartë të rritjes së kërkesës për energji, si dhe zona ka cilësi të dobët të furnizimit. Zhvillimi urbanistik në këtë zonë ka sjellë rritje të kërkesës për konsum të energjisë elektrike. Ndërkohë, ndërtimi i kabinës së re do të ulë humbjet teknike të energjisë elektrike, do të rrisë cilësinë e energjisë së shpërndarë, do të ulë numrin e defekteve dhe do të garantojë siguri në shfrytëzimin e tij. Andaj është e nevojshme rritja e cilësisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, thuhet në dokument.
Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastruktruës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të......
Të parët në rajon për punësimin me kohë të pjesshme/ Pensionistët, gjithashtu pjesë e fuqishme në treg
Puna me kohë të pjesshme është kthyer në një mundësi gjithnjë e më tërheqëse për shumë shqiptarë. Për ata që kanë angazhime të tjera, studime apo thjesht......
Shqiptarët u “largohen” titujve qeveritarë? - AMF: Bie me 25% interesi për të investuar në tregun primar gjatë 2025
Shqiptarët po i largohen investimit në tituj qeveritarë. Në 2025, individët kanë shfaqur interes më të ulët për blerjen e titujve, qoftë përmes Bankës së......
Grekët, të “distancuar” nga teknologjia - Rreth 70% e qytetarëve nuk e përdorin “IA” në punë
Megjithëse pjesa më e madhe e qytetarëve grekë, rreth tetë në dhjetë, kanë dëgjuar për inteligjencën artificiale dhe aplikimet e saj, më shumë se tre në......
SHBA, 80 mld USD për energjinë bërthamore - Synohet ndërtimi i reaktorëve të rinj për të përballuar kërkesën në rritje
Qeveria e Shteteve të Bashkuara nënshkroi një partneritet me pronarët kanadezë të Westinghouse Electric, me qëllim ndërtimin e reaktorëve bërthamorë me vlerë......
Paundi humbet sërish pikë - Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 82.7 lekë dhe është shitur me......
Nvidia, 7 superkompjuterë për qeverinë e SHBA - 500 miliardë dollarë për çipet e inteligjencës artificiale
Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka deklaruar se kompania udhëheqëse në prodhimin e çipeve për inteligjencën artificiale do të ndërtojë shtatë......
OBT, thirrje për reforma - Kreu i Organizatës: Duhet të përmirësojmë procedurat e vendimmarrjes
Kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ngozi Okonjo-Iweala, ka kërkuar reforma në këtë institucion 30-vjeçar. Ajo nënvizoi rregullin e konsensusit,......




