Shqipëria Postuar më 21 Janar 2025, 10:42

Modernizim i prodhimit të naftës - Albpetrol, tender 78.8 milionë për sistemin inteligjent

Nga Ernilda Luzi

Modernizim i prodhimit të naftës - Albpetrol, tender 78.8 milionë

Shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri “Albpetrol” Sh.A ka shpallur hapjen e tenderit, për implementimin e Smart Solution në infrastrukturën naftënxjerrëse për periudhë dy vjeçare. Vlera e përllogaritur e këtij projekti është 78 milionë e 804 mijë lekë.

Aktiviteti kryesor i “Albpetrol” përfshin kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, si dhe kërkimin, nxjerrjen dhe tregtimin e naftës bruto brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Qëllimi i realizimit të këtij projekti është përmirësimi i monitorimit të nivelit të naftës në depozita dhe eliminimi i disa proceseve manuale, që shkaktojnë vonesa dhe gabime në përllogaritje.

Kjo përfshin implementimin e një sistemi inteligjent që mundëson monitorim në kohë reale të nivelit të naftës, duke përdorur sensorë me konsum të ulët energjie. Përdorimi i teknologjisë LoRaWAN siguron transmetim të besueshëm të të dhënave në distanca deri në 15 km në zonat rurale, duke përdorur energji të reduktuar dhe duke ofruar siguri të lartë të të dhënave.

Sipas dokumentit, kjo do të përmirësojë monitorimin e kohës së punës së puseve, për të shmangur humbjet në prodhim dhe vonesat në mirëmbajtje.

Gjithashtu, një tjetër qëllim është dhe përmirësimi i parashikimeve të furnizimit dhe kërkesës, si dhe optimizimi i menaxhimit të gjendjes në sektorin e shitjes së naftës.

Infrastruktura inteligjente për monitorimin e të dhënave të Qendrave të Prodhimit të Naftës do të zbatohet në disa sektorë të "Albpetrol" Sh.A.

Referuar dokumentit, projekti do të përmirësojë efikasitetin operativ, do të rrisë sigurinë dhe do të mbështesë vendimmarrjen strategjike, duke siguruar të dhëna të sakta dhe në kohë reale, për monitorimin dhe menaxhimin e naftës në të gjithë sektorët e përfshira. 



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat