“Modeli i Shqipërisë” para Gjykatës Evropiane - Analiza e “Deutsche Welle”: A mund të krijojë Italia qendra azili në Shqipëri?
Jo vetëm Roma, por edhe shumë vende të tjera po shikojnë me interesim të madh drejt Luksemburgut. Në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë filloi të martën procesi për kampet italiane të ndërtuara në Shqipëri, për vendosjen e azilkërkuesve nga vende të tjera. Vendimi i kësaj gjykate pritet të jepet në fund të muajit maj apo në fillim të qershorit.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka rekomanduar shprehimisht që vendet e tjera të mësojnë nga përvoja e Italisë me Shqipërinë. Pas samitit të BE-së në mes të tetorit, ajo deklaroi: "Ideja e zhvillimit të qendrave të kthimit jashtë Bashkimit Evropian nuk është e parëndësishme, por duhet të diskutohet".
Në një analizë të “Deutsche Welle”, theksohet se BE dëshiron të kufizojë numrin e azilkërkuesve, pasi resioni politik mbi qeveritë e këtyre vendeve për largimin e migrantëve që nuk kanë të drejtë azili është rritur. Deri tani, sipas von der Leyen, vetëm një e pesta e tyre janë kthyer. Ndërsa me kampe si ai në Shqipëri, BE-ja mund të zhvendosë të paktën pjesërisht problemet e saj në vende jashtë territorit të BE. Komisioni planifikon të propozojë një ligj të ri për këtë çështje muajin e ardhshëm.
Qendrat e dëbimit jashtë kufijve të BE-së?
Komisioneri i Brendshëm i BE, ka folur për qendra të kthimit si një model. Ai e kupton konceptin "vetëm si një model për njerëzit të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe që duhet të largohen nga vendi".
Azilkërkuesit e refuzuar mund të strehohen në qendra të tilla dëbimi jashtë kufijve të BE-së. Vetë ata që fitojnë azilin mund të futen në Itali, ndërsa azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen nga Shqipëria në vendin e tyre të origjinës ose në një vend të tretë të sigurt. Këtë koncept po e mendojnë edhe vende të tjera. Qeveria holandeze e krahut të djathtë po shqyrton ngritjen e një qendre riatdhesimi në Ugandë.
Ndërkohë, që qeveria gjermane nuk ka një model. Kancelari Olaf Scholz nuk e sheh këtë model si një zgjidhje e mirë e çështjes: "Është e qartë se konceptet që paraqesin rënie shumë të vogla kur shikon numrat e përgjithshëm, nuk janë zgjidhja më e mirë për një vend kaq të madh sa Gjermania.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të qartë në lidhje me kampet në vendin e tij se marrëveshja vlen vetëm për Italinë. "Ne ndajmë një dashuri të pakushtëzuar me Italinë. Ne vendosëm ta bëjmë këtë nga ndjenja e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë, në mënyrë që të kopjojmë modelin italian, qeveritë e tjera të BE-së do të duhet të gjejnë vende të tjera të treta të sigurta", tha ai.
Procesi i nisur në Luksemburg do të tregojë nëse ky është një model i përshtatshëm apo jo.
Sondazh

Një rrugë e re drejt nënshtetësisë amerikane? - Trump shpall 'kartën e artë' për “vetëm” 5 milionë dollarë!
Presidenti Donald Trump tha të martën se SHBA-ja do t'u shesë një "kartë ari" të huajve të pasur, duke u dhënë atyre të drejtën për të jetuar dhe punuar në......

SHBA dhe Ukraina bien dakord për kushtet e marrëveshjes për mineralet kritike!
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë rënë dakord për kushtet e një projekt-marrëveshjeje për mineralet thelbësore për shtytjen e Kievit për të fituar......

Kursi këmbimit/ Rikuperon Dollari amerikan ndërsa Franga vijon zbritjen!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë nga dita e djeshme duke u forcuar këtë mëngjes teksa është blerë me 94 lekë dhe është shitur sot me 95 lekë sipas kursit......

Rënie e fortë për Bitcoin – Pse në tregjet globale po mbizotëron ndjenja e rrezikut?!
Çmimi i Bitcoin pësoi një rënie të konsiderueshme këtë javë mes një shitjeje të gjerë të aktiveve me rrezik. Tokeni më i madh i kriptove në botë ra me më......

Vota e diasporës, KQZ do të rekrutojë 80 persona për administrimin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të krijuar strukturën e posaçme që do të mbështesë procesin e votimit të diasporës. Referuar vendimit......

Prezantohet Kryetari i ri i Bordit të AMF, Saimir Tola
Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi, prezantoi Kryetarin e ri të Bordit të AMF, Saimir Tola, në prani të drejtuesve të......

Gjermani, “koalicioni i madh” merr formë - Si do të ndikojë bashkëpunimi CDU/SPD në ekonominë e vendit?
Aleanca konservatore e udhëhequr nga Friedrich Merz ka fituar zgjedhjet federale të Gjermanisë, por me vetëm 28.5% të votave. Partia e......

Si do të transformohen rrugët e ish-Bllokut? - Eleminimi i parkimeve dhe zgjerimi zonave të këmbësorëve
Gjatë viteve të fundit, kryeqyteti ka pësuar një transformim urban, edhe në shtimin e hapësirave të këmbësorëve. Sheshi Skënderbej, ishte projekti i cili u......