Modeli i fletës së votimit për votuesit nga jashtë- Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në vend
Komisioni Rregullator ka miratuar karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Në relatimin e këtij pr/vendimi thuhet se, në ligj parashikohet që për zgjedhjet në Kuvend zgjedhësi voton me një fletë votimi me ngjyrë dhe formë të njëjtë për të gjitha zonat zgjedhore. Fletët e votimit përgatiten nga KQZ dhe duhet të jenë prej letre me ngjyrë dhe trashësi ose elementë konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj. Përveç elementeve të sigurisë së letrës fleta e votimit do të duhet të përmbajë dhe disa elementë teknikë në formën e kodeve që identifikojnë qarkun dhe elementë të tjerë identifikues që nuk lexohen me sy të lirë që janë QR kodet.
Anëtari i opozitës në Komisionin Rregullator, Muharrem Çakaj propozoi që fleta e votimit për emigrantët, që sipas Kodit duhet të ketë elemente dalluese nga ajo për votuesit brenda vendit, krahas emrit në fillim të fletës “Fletë Votimi Nga Jashtë”, nga mbrapa do të ketë dy shirita vertikalë në ngjyrë të përafërt me të kaltrën. Në mënyrë që kur të jetë e palosur, të dallohet nga fletët e votimit të votuesve brenda vendit.
Kreu i fletës së votimit ku vendosen elementët e përgjithshëm të fletës së votimit është 30 mm dhe pa ngjyrë (e bardhë) dhe kjo fletë votimi emërtohet “FLETË VOTIMI NGA JASHTË”. Në pjesën e pasme të fletës së votimit do të ketë dy shiritë veritikalë me ngjyrë të përafërt me të kaltrën, me kod (CMYK): (C 70%, M 0%, Y 31% K 0%).
Javën e kaluar Komisioni Rregullator miratoi karakteristikat e fletës së votimit për votuesit nga brenda vendit. KQZ tani kalon në procesin e përgatitjes së procedurave dhe përgatitjes së zarfeve për postën dhe dërgimin në Diasporë të fletëve për votuesit e regjistruar, sipas afateve ligjore. Sakaq, KQZ, ka nisur punën për konstituimin e 93 KZAZ-ve në të gjithë vendin. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, bëri të ditur se deri më tani, janë zhvilluar mbledhjet e para të 81 KZAZ-ve.
Sondazh

Kompanitë celulare nën hetim për abuzim me tarifat Helshani: Rritje e pajustifikuar, deri në 9 euro më shtrenjtë se rajoni
Komisioni i Konkurrencës së fundmi ka vendosur nën hetim dy kompanitë celulare Vodafone Albania dhe One Albania, pas ankesave për rritjen e çmimeve të......

Rama: Eurobondi, investitorët ofruan 5.7 herë më shumë se nevoja jonë-“Për obligacionet 10-vjeçare, normat më të ulëta të interesit për Shqipërinë”
Shqipëria ka emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro, me afat maturimi 10-vjeçar dhe normë interesi 5%. Në një postim në rrjetet sociale,......

Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e aksit Kombinat-Ndroq-Plepa: Lehtëson lëvizjen dhe nxit zhvillimin e zonës
Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 25% e punimeve fizike. Ky lot ka një gjatësi prej 4.8......

Eurobondi 650 mln euro, me kupon 4.75%- Ministria e Financave: Më i suksesshmi i emetuar deri më tani
Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Ky......

Hoteleri-turizmi, i “etur” për financim- Raporti i BSH: Interesat e kredive mbi 35 mln lekë shënuan uljen më të madhe
Viti që lamë pas u mbyll me një kërkesë të lartë për financim nga bizneset, në kuadër të zgjerimit të shpejtë të aktivitetit ekonomik, nevojës për rritjen e......

Kur shpenzojnë më shumë shqiptarët, për fundvit apo Shën Valentin?- 25 deri në 300 euro, janë çmimet e darkave romantike në restorante këtë vit
14 shkurti, është dita ku kryesisht çiftet i dedikojnë dhurata, dreka e darka romantike. Ndërkohë, restorantet kanë përgatitur për të mirëpritur çiftet me......

Rreth 67% e kredive janë për blerje banese- Banka e Shqipërisë: Norma e interesit për këtë hua zbriti në 3.7% në fund të 2024
Në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, kredia për individë ka vijuar të rritet me ritme të larta. Gjysma e dytë e 2024 është karakterizuar nga një......

Dashuria mbush Shqipërinë me lule!- Italia dhe Holanda sjellin më shumë trëndafila për të shprehur dashurinë
“Shën Valentini është dita kur ndjenjat shprehen me dhurata, dhe një nga simbolet më të zakonshme të dashurisë mbetet një tufë lulesh. Por, nëse këtë 14......