Mjetet e para “Made in Albania” për ushtrinë/ Rama: Brenda vitit 2028, Forcat e Armatosura të pajisura me të gjitha kapacitetet

Për herë të parë Forcat e Armatosura do të kenë në përdorim mjete ushtarake “Made in Albania”. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e marrjes në dorëzim nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri nga kompania “Timak Defence” me standardet e NATO-s.
“Brenda vitit 2028, ushtria shqiptare do t’i ketë të gjitha mjetet e kapacitetet, që nga makina më e lehtë deri te armët më të sofistikuara. Nuk do të ketë më asnjë katër rrotak që do i mungojë forcave tona, do ketë flotë mjetesh të madhe sipas standardeve të NATO-s për numër forcash dhe në territor. Kemi marrëveshje me kolosë të industrisë ushtarake, mos u çudisni kur një ditë të vijnë përsëri këtu dhe të ekspozojnë gjëra të prodhuara këtu, të cilat do t’ja japin edhe ushtrisë amerikane. Prodhim Made in Albania! Kush do ta kishte parafytyruar?! Kjo është Shqipëria tjetër që kemi ndërtuar dhe që do fillojë të japë të tjera rendimentesh dhe produktesh. 14 zjarrfikëse të reja po prodhohen sot që flasim, ne nuk i kemi bërë dot bashkë në 14 vjet, atëherë kur e morëm Shqipërinë pa zjarrfikëse”, tha Rama
Sipas kryeministrit, ambicia me “Timak Defence” është krijimi i realitetit sipërmarrës “Made in Albania” që do të garantojë sasitë e nevojshme dhe cilësi të lartë për nevojat e shtetit shqiptar, por edhe do të eksportojë prodhimet e veta në vende mike e aleate.
“Baza e logjistikës, do të jetë një kompani e ushtrisë shqiptare në shërbim të gjithë bashkive. Kompani e infrastrukturës, që do bëjë mirëmbajtjen, do bëjë ndërhyrje për infrastrukturën e kanaleve, rrugëve rurale e me radhë. Do të jetë në funksion të emergjencave dhe vazhdimisht në funksion të pushtetit vendor. Do të hapet Ministria e Mbrojtjes edhe për turizmin, për të krijuar atë që e kanë të gjitha ushtritë e NATO-s, kur vënë në dispozicion asetet e tyre për turizmin. Ka ardhur koha që shteti të jetë partner, kapacitetet të vihen në dispozicion jo vetëm të shërbimit, por edhe të fitimit, për të marrë të ardhura që do të riinvestohen në funksion të qytetarëve”, u shpreh Rama.
Në operacionet e emergjencave civile, këto kapacitete do të rrisin efektivitetin e reagimit ndaj zjarreve, përmbytjeve, kërkim-shpëtimit dhe situatave kritike, veçanërisht në zonat me akses të vështirë. Ndërsa, në operacionet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian rrisin aftësinë për dislokim dhe ndërveprim të kontingjenteve tona sipas standardeve të përbashkëta në operacione shumëkombëshe.
Mosha e daljes në pension sot dhe në të ardhmen/Shumica e vendeve europiane do ta rrisin mesataren për burrat dhe gratë
Rreth 2/3 e vendeve europiane pritet të rrisin moshën e daljes në pension për burrat, ndërsa 3/4 do ta rrisin për gratë. Sipas analizës së të dhënave për 32......
Bordi i Paqes, marrëveshje historike për Gazën/ Çarmatim total i Hamasit dhe tërheqje e forcave izraelite nga territori
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ashtuquajturi Bordi i Paqes, një nismë individuale e tij, arriti një marrëveshje për çarmatimin total të......
Kompanitë, tarifë e re për shënjimin e naftës - Vendimi/ Do paguajnë 6.5 euro/1 mijë litra ndaj kompanisë “ALBTrace CO”
Kompanitë që tregojnë naftë dhe benzin do të jenë të detyruara të paguajnë një tarifë shënjimi prej 6.5 euro për 1 mijë litra kundrejt shoqërisë “ALBTrace......
Trajtimi i varfërisë energjetike/ Miratohet plani 2026–2030, fokus te identifikimi i familjeve dhe mbështetja afatgjatë
Për herë të parë, qeveria ka miratuar Planin Kombëtar të Veprimit për adresimin e varfërisë energjetike dhe mbrojtjen e klientëve në nevojë të energjisë......
Shqipëria, deri 40 ushtarë në Gaza/ Projektligji përcakton kriteret e përzgjedhjes dhe ato financiare
Shqipëria do të dërgojë deri në 40 ushtarë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza. Gjithshka është përcaktuar në......
Më pak se 30% e fondeve për parandalimin e zjarreve/ Pjesa më e madhe e parave, për financimin e operacioneve të shuarjes
Zjarret shkatërruese që kanë goditur shumë rajone të Spanjës këtë vit kanë nxjerrë në pah një pyetje të përhershme: a po investon vendi mjaftueshëm në......
Cilat ekonomi evropiane u rritën më shpejtë? Irlanda regjistroi zgjerimin më të fortë në tremujorin e dytë me 3,9%
Ekonomia e eurozonës pritej të humbiste vrullin në tremujorin e dytë të vitit 2026, por ndodhi e kundërta. Vlerësimi paraprak i Eurostat tregoi se PBB-ja u......
BE do të ndërtojë gigafabrikat e veta të IA/ Synon të gjenerojë mbi 30 miliardë euro financim publik dhe privat
Komisioni Evropian ka hapur thirrje për oferta që synon të gjenerojë mbi 30 miliardë euro financim publik dhe privat për ndërtimin e shtatë të......

