Mjedisi, a mbyllen dot negociatat në 2027? Nika: Kapitull i vështirë, për të arritur standardet e BE-së duhet shumë kohë
“Kapitulli 27 është një nga më sfiduesit, më të kushtueshmit dhe një nga kapitujt që për t’u mbyllur do të duhet kohë, energji dhe ekspertizë”. Eksperti i mjedisit, Olsi Nika komenton për TV SCAN hapjen e negociatave për grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, pjesë e të cilit është edhe mjedisi. Ai thekson se arritja e standardeve mjedisore brenda 2-3 vitesh është shumë e vështirë, pasi veprimet që duhet të ndërmerren janë ndërsektoriale.
“Mjedisi është i vështirë sepse është një fushë ndërsektoriale. Pra, nëse ne do të duam të arrijmë standardet e cilësisë së ajrit përshembull të Bashkimit Evropian, do të duhet të ndikojë edhe në sektorë të tjerë. Përshembull në zonat urbane siç është rasti i Tiranës do të duhet një transformim total i transportit urban. Që të arrijmë standardet, ashtu siç kërkohen nga BE, të paktën kapitulli i mjedisit kërkon kohë, kërkon shumë më tepër kohë. Është ndryshe nga çështjet e tjera”, - shprehet Nika.
Sipas tij, këto standarde mund të arrihen edhe pas anëtarësimit, duke iu referuar mekanizmave që përdoren aktualisht në drejtim të integrimit.
“Procesi i anëtarësit ka edhe modalitete të tjera, që bëhesh anëtar por të lihen detyra për 10 vitet e ardhshme dhe pastaj këtu edhe mund të arrihen. Gjithmonë nëse vullneti do të jetë i duhur dhe gjithmonë nëse ekipet të jenë të përkushtuar në vullnetin e duhur për të punuar në të njëjtin drejtim, që të konvergojnë në një pikë”, - thotë eksperti.
Ndërkaq, referuar Konferencës së 6-të ndërqeveritare dhe raportit të përgatitur për grupkapitullin 4 dhe specifikisht për kapitullin 27, janë disa pika ku nevojitet veprim.
“Pika e parë është pjesa e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, tek e cila mesa duket Bashkimi Evropian këmbëngul fort që ky ligj duhet të rishikohet ose dhe të tërhiqet. E dyta, që lidhet edhe me zonat e mbrojtura më së shumti është ligji “Për investimet strategjike” që ka kaluar në disa faza shtyrje dhe Bashkimi Evropian kërkon me ngulm që ky ligj duhet të pezullohet në mënyrë përfundimatre sepse është një ligj që në fakt ndikon drejtpërdrejt në zonat e mbrojtura, ku statistikat thonë që më shumë se 70% e investimeve strategjike janë planifikuar të zhvillohen në zona të mbrojtura”, - thotë Nika.
Veprim kërkohet edhe në drejtim të zbatimit të kuadrit ligjor për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor, duke përmirësuar infrastrukturën dhe kapacitetet njerëzore të inspektorateve dhe agjencive. Gjithashtu, kërkohet zbatimi me përpikmëri i Konventës së Aarhusit, sidomos shtylla e tretë, që lidhet me aksesin e publikut në vendimmarrjen mjedisore. Grupkapitulli 4 përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE.

Rënia e euros “trazon” bilancin tregtar/ Në tetë muaj eksportet përfaqësojnë diçka më pak se gjysmën e vlerës së importeve
Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instat dhe të analizuara nga “Scan Intel” tregojnë një zhvillim të rëndësishëm në bilancin tregtar të vendit gjatë......

Objektivat e qeverisë për punësimin e të rinjve/ Muça: Duhen incentiva që sektori privat të rrisë pagat
Qeveria shqiptare synon që në 4-vjeçarin e ardhshëm, të krijojë një treg pune më dinamik dhe gjithëpërfshirës, duke hartuar politika punësimi, rritje pagash,......

Shqipëria, qendër e industrisë ushtarake në rajon/ Cilat do të jenë investimet në mbrojtje gjatë 4 viteve të ardhshëm?
Brenda 4 viteve të ardhshëm, Shqipëria pritet të kthehet në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes. Ky është objektivi i qeverisë së re, për......

Central eolik 603.9 MW në Tropojë/ Aplikimi në MIE, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Shoqëria “ERALB INVEST”, që synon të ndërtojë një park të madh eolik në vend, ka paraqitur zyrtarisht aplikimin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe......

Shqipëria, me rritje të lehtë të bizneseve të reja-Tremujori i dytë/ Regjistrimet u zgjeruan me 1.4%
Eurostat ka publikuar disa të dhëna në lidhje me situatën e përgjithshme të regjistrimeve të bizneseve të reja, për tremujorin e dytë të vitit 2025. Sipas......

Integrimi në BE po shpejtohet nga inteligjenca artificiale/ Mbi 100 mijë faqe të acquis me përkthim automatik dhe tabela përputhshmërie
Për t'u anëtarësuar, Shqipëria duhet fillimisht të përafrojë legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Evropian. Harmonizimi i legjislacionit kërkon vite kohe......

Investimet globale në energjinë e rinovueshme/ U rritën me 10% në vitin 2025. Kina dhe Evropa ishin tregjet më të mëdha
Investimet në energjinë e rinovueshme kanë vazhduar të rriten në të gjithë botën, pavarësisht lëvizjeve të Donald Trump për të anuluar projektet me karbon të......

50 mijë mjete nuk kalojnë kontrollin teknik/ DPSHTRR: 5.333 makina të vjetra u çregjistruan në 8 muaj
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar-gusht 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik......