Shqipëria Postuar më 10 Shkurt 2026, 14:08

“Miratoni statusin e minatorit” - Tabaku: Mbrojtje e veçantë sociale. Deputetët e PS: Projektligj populist

Nga Ola Mitre

“Miratoni statusin e minatorit” - Tabaku: Mbrojtje e

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kërkuar miratimin e statusit të minatorit, për të siguruar mbrojtje të veçantë sociale dhe përmirësim të kushteve të punës për këtë grup profesional. Në vazhdën e përpjekjeve të mëparshme edhe nga grupime të tjera politike, miratimi i këtij ligji do të mundësonte trajtime preferenciale në drejtim të pensioneve, kushteve të punës, trajtimeve shëndetësore, etj.

Gjatë diskutimit në komisionet parlamentare, zv. ministrat e Ekonomisë dhe Shëndetësisë argumentuan se aktualisht kjo kategori ka një sërë përfitimesh të veçanta.

Ndërkaq, deputetët e mazhorancës u shprehën pro nevojës së miratimit të statusit, por jo të projektligjit të Tabakut, që e konsideruan si populist.

Në relacionin shqoërues të projektligjit argumentohet se nga miratimi i statusit do të përfitonin 13 300 vetë, ndërsa efekti financar përllogaritet në 1.27 mld lekë. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat