Shqipëria Postuar më 5 Prill 2026, 10:24

Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026/ Rama: Më shumë fonde dhe fokus te fermerët e rinj

Nga Diamila Leka

Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026/ Rama: Më
Qeveria ka miratuar Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë për vitin 2026, e cila sjell rritje të ndjeshme të mbështetjes financiare dhe lehtësim të procedurave për përfituesit.

Në podcastin “Flasim”, kryeministri Rama deklaroi se skema është ndërtuar mbi konsultime të drejtpërdrejta me fermerët në të gjithë vendin dhe reflekton nevojat reale të sektorit.

Një nga risitë kryesore është përfshirja për herë të parë e formave të reja mbështetjeje, si dhe nxitja e praktikave të qëndrueshme në bujqësi, përmes metodave biologjike dhe afrimit me standardet europiane.

Fokus i veçantë i skemës janë fermerët e rinj, për të cilët parashikohet një fond i dedikuar për të mbështetur investimet dhe për të rritur konkurrueshmërinë e prodhimit vendas.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat