Shqipëria Postuar më 30 Qershor 2025, 20:32

Miratohet projektligji “Për vullnetarizmin" - Nga njohja si përvojë pune, tek certifikatat

Nga Fabjona Pasho

Miratohet projektligji “Për vullnetarizmin" - Nga njohja si

Është miratuar këtë të hënë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, projektligji për vullnetarizmin.

Ky projektligj sjell disa risi, si ndarje për herë të parë mes vullnetarizmit afatshkurtër dhe afatgjatë; Programe mbështetëse financiare nga qeveria për ofruesit; Skemë kompensimi për sigurimin e detyrueshëm të vullnetarëve; Njohje të eksperiencës vullnetare si përvojë pune; Platformë dhe regjistër elektronik, si dhe certifikatë zyrtare për çdo vullnetar.

Në vendimin e qeverisë thuhet se, ky ligj përcakton parimet bazë, rregullat për kryerjen e vullnetarizmit, të drejtat dhe detyrimet e vullnetarëve e të ofruesve të vullnetarizmit, kontratën e vullnetarizmit, organet shtetërore përgjegjëse dhe mekanizmat për nxitjen, mbështetjen e mbikëqyrjen e vullnetarizmit në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj zbatohet për të gjitha subjektet që kryejnë, ofrojnë ose përfitojnë vullnetarizëm në Republikën e Shqipërisë, vullnetarizmin afatgjatë dhe afatshkurtër.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat