Shqipëria Postuar më 18 Shtator 2025, 10:41

Miratohet programi i qeverisë, PS kalon direkt në votim për shkak të kaosit në Kuvend

Nga Scan TV

Miratohet programi i qeverisë, PS kalon direkt në votim për

Pas rifillimit të seancës, kryeministri Edi Rama sërish nuk u lejuan të mbajë fjalën e tij. Deputeti Gazment Bardhi iu drejtua foltores sapo Rama u ngrit për të folur.

“Bazuar në rregulloren e Kuvendit, meqë opozita nuk lejon kryeministrin Rama të mbajë fjalën e tij, kalojmë në votim. Kuvendi vendos kalimin në votim,” u tha në Kuvend.

Ndërkohë, drejt Ramës dhe Peshelit janë hedhur shishe uji, si dhe libri i programit.

Kjo ka sjellë që me 82 vota pro të miratohet programi qeverisës dhe përbërja e Këshillit të Ministrave.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat