Miratohet përbërja e komisioneve parlamentare/ Opozita, sërish debate në seancë plenare
Në seancën plenare të kësaj së mërkure, Kuvendi ka miratuar përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare.
Me 94 vota pro, 3 abstenim dhe 1 kundër u miratuan anëtarët e 11 komisioneve të përhershme. Me 87 vota pro, 4 abstenim dhe 2 kundër u miratuan anëtarët zëvendësues, ndërsa me 83 vota pro, 2 abstenim dhe 1 kundër u miratuan kryesitë e komisioneve.
Çdo deputet nuk mund të jetë anëtar i më shumë se dy komisioneve parlamentare.
Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, renditi edhe anëtarët e 10 asambleve parlamentare.
Sinkron Niko Peleshi, Kryetar I Kuvendit
Seanca që duhej të ishte vetëm procedurë për miratimin e emrave, zgjati rreth 1 orë e 30 min, për shkak të këmbënguljes së demokratëve për ripërsëritjen e seancës së kaluar që zgjati vetëm 25 minuta dhe vetëm me votat e socialistëve u miratua programi qeverisës.
Pavarësisht debateve dhe këmbënguljes sëopozitës, procesverbali I datës 18 shtator u miratua vetëm me votat e mazhorancës.
Ashtu siç edhe u bë e ditur nga kryeministri Rama në asamblenë e Partisë Socialiste, tashmë Kuvendi do të ketë 11 komisione të përhershme, nga të cilët 7 do të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita, por edhe ky vendim është kundërshtuar nga opozitarët, të cilët i kanë çuar ndryshimet në Gjykatën Kushtetuese.

Bonot 12-mujore prekin “fundin”/ Norma mesatare e interesit, në 2.57%. Më e ulëta që nga qershori 2022
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një tjetër rekord në rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i......

Turistët shpenzuan më shumë në Greqi/ Shifrat e Bankës Qendrore: 12,1 mld euro në 7 muajt e parë të vitit
Referuar të dhënave nga Banka Qendrore e Greqisë, në periudhën janar-korrik 2025, të ardhurat nga udhëtimet shënuan një rritje prej 12.5% krahasuar me të......

TEC-et lundrues do të konvertohen në gaz/ Programi: 3 ndërhyrje me fokus gazin natyror, TEC-i i Vlorës dhe gazifikimi i Korçës
Qeveria parashikon tre ndërhyrje me fokus gazin natyror në sektorin energjetik për periudhën 2025–2029. Në programin qeverisës, që tashmë është publikuar në......

Sa shqiptarë jetojnë në Kanada? Të dytët në rajon për numrin e emigrantëve, kryeson gjenerata e re
Një pjesë e shqiptarëve kanë zgjedhur Kanadanë si një nga destinacionet më të preferuara për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre, duke e kthyer atë në......

Në SHBA, 5 qendra të reja të të dhënave të IA/ Planet e OpenAI, Oracle dhe SoftBank për projektin 500 mld USD, Stargate
OpenAI, Oracle dhe SoftBank njoftuan plane për pesë qendra të reja të të dhënave të inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar......

Çmimet e pronave rriten deri në 40% me hyrjen ne BE- Analiza/ Çfarë do ndodhë me tregun 5-7 vite pas anëtarësimit?
"Sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtet përpara dhe ka goxha hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. Kështu që ajo që do t'u......

“Jo përfitime të veçanta të OBT”/ Vendimi i Kinës pritet të “qetësojë” marrëdhëniet tregtare me SHBA
Kina nuk do të kërkojë më përfitimet për vendet në zhvillim në Organizatën Botërore të Tregtisë, duke hequr një pikë mosmarrëveshjeje me SHBA-në që ka qenë......

Shqipëria prodhon më shumë mbetje/ Në vitin 2024, çdo banor gjeneroi mesatarisht 360 kg
Në vitin 2024, Shqipëria ka prodhuar mbi 862 mijë tonë mbetje, duke shënuar një rritje prej 2.14%, krahasuar me vitin 2023. Çdo qytetar gjeneroi mesatarisht......