Miratohet nen për nen projektligji “Për buxhetin 2026” në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Është miratuar nen për nen me 7 vota pro projektligji për buxhetin e vitit 2026 në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Gjatë diskutimeve në Komision, deputetët propozuan një sërë ndryshimesh dhe shtesash në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa sugjeroi shtimin e fondeve në arsim për dyfishimin e oficerëve të sigurisë në shkolla dhe dhënien e pagës së 13-të për mësuesit.
“Amendamenti 1 është për dhënien e pagës 13-të për të gjithë mësuesit, kerkesë nga mësuesit e arsimit parauniversitar. Amendamenti 2, fond që të përdoret për dyfishimin e oficerëve të sigurisë në shkolla si rezultat i ngjarjeve kriminale që po ndodhin shpesh nëpër shkolla, amendamenti 3, bashkitë më të prekura në Vlorë janë ato me buxhet të vogël, sugjerojmë fond kontigjence 2 miliardë lekë, 1.5 mld lekë kompensim dhe 0.5 mld për rehabilitimin e infrastrukturës”, tha Zhupa.
Ndërkohë, deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi propozoi një shtesë fondi për rritjen e pensioneve, kërkesë kjo e parashtuar edhe nga deputetë të tjerë të Partisë Demokratike për një trefishim të fondit për pensionet ose shtim me 3.4 miliardë lekë të tij.
“Propozojmë 12 amendamente. Shtesë fondi për rritjen e pensioneve. Rritja prej 60 lekë në ditë në qytet dhe 20 lekë në fshat është e pamjaftueshme kur vitin tjetër do të ketë edhe inflacion më të lartë. Shtesë për bujqësinë, sektor që po vuan edhe nga bllokimi i fondeve të IPARD, shtesë në bujqësi, arsimin e mesëm, bazë dhe universitar me shtesë prej 5 miliardë lekësh, 1 miliardë lekë më shumë për zhvillimin e sportit, shkenca 2 miliardë lekë, siguria ushqimore po ashtu shtesë”, listoi Blushi.
Amendamente të tjera përfshinin mosfinancimin e PPP-ve që kanë rezultuar korruptive, katërfishimin e vlerës për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, rritje e mëtejshme e bonusit të bebes, të pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë, shtim me 12 miliardë lekë të fondit të administratës publike për të graantuar një me 10% të pagave të punonjësve, para që do të sigurohen nga rialokimi i shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore e të tjera.
Banka e Ideve
Premte 21:00
Shqipëria synon rritjen e investimeve amerikane - Saro: Aplikacioni AFTERCARE i dedikuar për investitorët e huaj
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në bashkëpunim me dhomën Amerikane të Tregtisë, zhvilluan një tryezë diskutimi mbi investitorët amerikanë të......
Lezha kryeson me 42.1% inaktivitet në punësim/ Kukësi më i ulëti me 22.3%, ndiqet nga Dibra dhe Durrësi
Inaktiviteti i punësimit i referohet pjesës së popullsisë në moshë pune që nuk është as e punësuar dhe as në kërkim aktiv të një pune. Ky inaktiviteti mund......
Mbi 2500 aktmarrëveshje për borxhet e energjisë - OSHEE: Likujdim me këste dhe reduktim i kamatave për detyrimet e prapambetura
OSHEE Group raporton ecuri pozitive të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, me mbi 2500 aktmarrëveshje të lidhura gjatë këtij......
Pensionet, varësia nga shteti mbetet e lartë - RCC: Mbulimi me atë privat, i dobët. Më pak se 10% në Shqipëri dhe rajon
Pensioni shtetëror është i vetmi shpëtim financiar për shqiptarët dhe shtetasit e tjerë të rajonit në moshën e pleqërisë. Në një anketë të realizuar nga......
Projektligji për diasporën, synohet thellim i bashkëpunimit - “Nuk do të ketë ndikim në buxhetin e shtetit”
Komisioni për Kulturën, turizmin dhe Diasporën ka diskutuar këtë të martë mes debatesh disa ndryshime të propozuara në ligjin për Diasporën. Zv.ministrja e......
“2025, viti i dytë ose i tretë më i nxehtë në histori” - Shkencëtarët e BE-së: Ngrohja globale, në nivele të rrezikshme
2025 pritet të jetë viti i dytë ose i treti më i nxehtë në histori, sipas shkencëtarëve të Bashkimit Evropian. Ngjarjet ekstreme klimatike, duke përfshirë......
Çmimet "zbuten" në nëntor/ Inflacioni në 2.1%, por qiraja vijon të jetë ndjeshëm më lart se mesatarja
Më pak duket se na kanë kushtuar mallrat dhe shërbimet në vend për muajin Nëntor sipas të dhënave të INSTAT. Nisur nga shifrat, ndryshimi vjetor i Indeksit......





