Shqipëria Postuar më 16 Maj 2026, 12:32

Miratohet lista e barnave të rimbursueshme 2026 - Mbulim deri në 100% për terapi kronike dhe onkologjike

Nga Fabjona Pasho

Miratohet lista e barnave të rimbursueshme 2026 - Mbulim deri në 100%

Lista e barnave të rimbursueshme nga Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor  për vitin 2026 është botuar në Fletoren Zyrtare.

Sipas vendimit, masa e mbulimit të çmimeve për barnat e rimbursueshme do të jetë nga 50% deri në 100%, në varësi të grupit terapeutik dhe llojit të barit. Në listë përfshihen medikamente për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, diabetit, sëmundjeve autoimune, problemeve neurologjike dhe terapive hormonale.

Në listën e re janë përfshirëedhe barna mekosto shumë të larta për trajtime të specializuara, kryesisht në onkologji dhe imunoterapi.

Disa prej tyre arrijnë vlera prej qindar mijëra lekësh për dozë, por mbulohen plotësisht nga skema e rimbursimit. Në document përfshihen terapi modern për paceintët me kancer, sklerozë multiple, sëmundje të rralla dhe hepatite virale.

Lista përfshin gjithashtu barna të reja biologjike dhe terapi innovative, të cilat përdoren në trajtimin e patologjive komplekse dhe që deri pak vite më parë kishin kosto të papërballueshme për pacientët. Përfshirja e tyre në skemën e rimbursimit synon të ulë barrën financiare për familjet dhe të rrisë aksesin në trajtime më të avancuara.

Ndërkohë, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të ketë të drejtën të përcaktojë kufizime për përdorimin dhe kohëzgjatjen e trajtimeve, bazuar në kritere mjekësore, ekonomike dhe sociale. Institucioni do të lidhë gjithashtu marrëveshje për uljen e çmimeve me kompanitë farmaceutike, me synim kontrollin e kostove të skemës së rimbursimit.

Vendimi përcakton edhe marzhet e tregtimit për barnat e listës së rimbursueshme, me 8% për tregtimin me shumicë dhe 24% për tregtimin me pakicë.  

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat