Shqipëria Postuar më 13 Maj 2026, 18:21

Miratohen shpronësimet për tre projekte rrugore, buxheti do paguajë 85 milionë lekë

Nga SCAN TV

Miratohen shpronësimet për tre projekte rrugore, buxheti do

Bazuar në ligjin “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, Këshilli i Ministrave ka vendosur që buxheti i shtetit të paguajë mbi 85 milionë lekë për shpronësimet e tre projekteve rrugore që janë në ndërtim e sipër. Sipas tre vendimeve përkatëse shumat për tu paguar sipas projekteve janë:  

1.      Për “Zgjerimin e rrugës Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë, (faza III)”, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 14 724 608 (katërmbëdhjetë milionë e shtatëqind e njëzet e katër mijë e gjashtëqind e tetë) lekë.

2.      Për projektin “Studim-projektim aksi rrugor Elbasan-Lekaj, korridori 8, ndërtim aksi rrugor Papër-Ura e Grykshit” pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë prej 14 667 525 (katërmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e njëzet e pesë) lekë.

3.      Për projektit “Ndërtim, rruga Kthesa e Bërdicës – Ura e Baçallëkut” pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, 57 455 087.10 (pesëdhjetë e shtatë milionë e katërqind e pesëdhjetë e pesë mijë e tetëdhjetë e shtatë pikë dhjetë) lekë.

Ndrysho madhesinë
Aa

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat