Miratohen rregullat proceduriale të votimit dhe numërimit elektronik - Zgjedhjet e 11 majit me fletë votimi më të mëdha dhe kuti reserve
Komisioni Rregullator ka miratuar rregullat procedurale për procesin e votimit dhe numërimit elektronik me anë të pajisjes elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) në zgjedhje. Vendimi i miratuar përcakton procedurën e dorëzimit të PEVN-ve, KQV-ve përkatëse, ku do të pilotohet votimi dhe numërimi elektronik nga ana e KQZ-së, së bashku me kutitë shoqëruese që mundësojnë votimin elektronik, procesverbalet dhe dokumentacionin e punës të përshtatur, e të tjerë.
Po kështu, KRr miratoi udhëzuesin e punës së Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Sipas njoftimit të publikuar të KQZ- së, në udhëzues janë parashikuar rregullat që duhet të zbatohen në vendin e numërimit të votave, veprimet paraprake të KZAZ për fillimin e procesit të numërimit të votave.
Procesi i numërimit të votave është qartësuar, si dhe janë përcaktuar hapat që KZAZ dhe GNV ndjekin në çdo fazë të procesit, duke filluar nga veprimet që kryen KZAZ dhe GNV, për fillimin e procesit të numërimit të votave; Hapja e kutisë së fletëve të votimit; Numërimi i fletëve të votimit; vlerësimi i tyre, vlerësimi i votës, kontestimi dhe rivlerësimi i votës.
Gjithashtu, Rregullatori vendosi që për administrimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 11 maj 2025 në çdo KZAZ dërgohen kuti rezerve. Marrja e këtij vendimi erdhi për shkak të përmbajtjes së zgjeruar dhe se fleta e votimit ka përmasa më të mëdha se ato të përdorura zakonisht.
Si rezultat, në disa qendra votimi, veçanërisht ato me numër të lartë zgjedhësish, mund të shfaqen vështirësi në depozitimin e fletëve në kutitë e votimit, aktualisht në përdorim nga KQZ. Në këto kushte, kapaciteti i kutive, mund të jetë i pamjaftueshëm për të akomoduar numrin dhe madhësinë e fletëve pa shkaktuar problematika operacionale apo vonesa gjatë procesit të votimit.
Ky vendim synon të garantojë vijueshmërinë dhe integritetin e procesit të votimit në rastet kur kutia standarde e votimit mbushet përpara përfundimit të procesit. Ai parashikon mënyrën e përdorimit të kutive rezervë dhe rregullat e detajuara për dokumentimin, verifikimin dhe transparencën e këtij procesi.
Sondazh

“Sistemi bankar shqiptar, i qëndrueshëm” - Guvernatori Sejko takim me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë BB
Në kuadër të pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori Gent Sejko, zhvilloi një takim me z.......

Shtrenjtohen me 44% apartamentet, 20% është blerë nga të huajt - BSH: Kërkesa për prona në rritje. Normat e interesit mund të rriten
Viti 2024 është mbyllur me shtrenjtim të çmimit të apartamenteve si për blerje ashtu edhe për qira. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, çmimet......

Rritja e sigurisë së 431 digave - BB: 1.6 mln USD për studimin e fizibilitetit, miratimi në fund të majit
Banka Botërore pritet të investojë në sigurinë e digave në Shqipëri, teksa njoftoi se në fund të majit parashikon të miratojë një fond prej 1.6 mln USD, që......

Mbështetje e plotë financiare për formimin profesional - Cilat janë hapat se si të rinjtë të aplikojnë në e-albania?
Në një kohë kur tregu i punës kërkon gjithnjë e më shumë aftësi teknologjike dhe digjitale, qeveria shqiptare ka intensifikuar përpjekjet për të forcuar......

“Shqipëria prodhon markat më të mëdhaja italiane” - “ALBA DAY” bën bashkë bizneset e diasporës. Katiaj: Bashkëpunimi me Italinë, historik
Nxitja e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve shqiptare të diasporës ishte fokusi i eventit "ALBA DAY", të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve......

Greqia, rekord zjarrfikësish këtë vit - Qeveria merr masat për të përballuar fatkeqësitë natyrore
Greqia do të përgatisë një numër rekord zjarrfikësish këtë vit në pritje të "skenarëve të këqij" që vijnë, njoftoi ministria e krizës klimatike, pas një sërë......

Më shumë udhëtime jashtë sesa turistë që vijnë/ Shqipëria përballet me bilanc negativ lëvizjesh në tre muajt e parë të 2025
Në tre muajt e parë të këtij viti, Shqipëria po përballet me një dinamikë të re të lëvizjes së popullsisë, më shumë shqiptarë po dalin jashtë territorit sesa......

Investime “Made in Europe” për mbrojtjen - 70% e komponentëve të produkteve duhet të prodhohen në BE
Programi i Industrisë Evropiane të Mbrojtjes prej 1.5 miliardë eurosh duhet të financojë vetëm produkte që përfshijnë të paktën 70% të komponentëve të......