Miratohen kriteret për “Qendrat e Ekselencës”/ Qeveria vendos standarde të reja për kërkimin shkencor dhe inovacionin

Institutet dhe njësitë e veçanta të kërkimit shkencor do të duhet të përmbushin një sërë kriteresh të reja për të fituar statusin “Qendër ekselence”. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, statusi jepet për një periudhë 5-vjeçare me të drejtë rinovimi për rezultate të spikatura në nivel kombëtar, ndërsa për arritje në nivel ndërkombëtar, në kuadër të projekteve me kohëzgjatje mbi 3 vjet, statusi jepet i përhershëm.
Për t’u kualifikuar, institucionet duhet të jenë të regjistruara në Regjistrin Kombëtar përkatës dhe të plotësojnë kritere të qarta shkencore e bibliometrike. Kërkohet publikimi i të paktën tre artikujve shkencorë në vit në revista të indeksuara, pjesëmarrja në të paktën një projekt të financuar nga programet kuadër të Bashkimit Evropian, si dhe tre projekte të financuara nga programet kombëtare.
Vendimi parashikon gjithashtu standarde për burimet njerëzore dhe barazinë gjinore, infrastrukturë kërkimore moderne, bibliotekë fizike ose digjitale, si dhe procedura për shkencë të hapur dhe zbatim të kodit të etikës.
Një tjetër kriter lidhet me ndikimin në shoqëri dhe inovacion, ku kërkohet të paktën një patentë ose një marrëveshje bashkëpunimi me industrinë për një produkt apo proces inovativ.
Aplikimi do të bëhet përmes portalit qeveritar e-Albania, ndërsa vlerësimi do të kryhet nga një komision i posaçëm me përfaqësues të ministrisë përgjegjëse, të Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe ekspertë të pavarur.
Vendimi parashikon gjithashtu të drejtën e ankimit brenda 30 ditëve në rast refuzimi të kërkesës.
795 euro financim për çdo fermer/ Skema Kombëtare 2025, 52 milionë euro u ndanë mbi 65 mijë fermerë
Skema Kombëtare e Subvencioneve 2025 mbështeti 65,435 fermerë në të gjithë vendin, me një fond total prej 5.1 miliardë lekësh apo 52 milionë eurosh. Përmes......
Janari me rritje çmimesh në Maqedoninë e Veriut/ Enti i Statistikave: 3.2% më shtrenjtë se një vit më parë
Në muajin janar, kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut u rrit me 3.2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Enti Shtetëror i Statistikave,......
Planet me ndikim në mjedis/ Drafti: Zgjerim i formave të konsultimit publik, më shumë akses për qytetarët
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim një projektvendim që synon të forcojë dhe unifikojë rregullat për përfshirjen e publikut në vendimmarrjet që......
Shqipëria monitoron ujërat, nis me lumin Ishëm/ UBT dhe BOKU, instalon sistem automatik me standarde evropiane
Menaxhimi i ujërave dhe monitorimi i cilësisë së tyre është një prioritet thelbësor për Shqipërinë, duke garantuar mbrojtjen e burimeve, shëndetin publik dhe......
1.1 mld lekë për pasuritë e zëna nga ndërtime të legalizuara/ ASHK: 395 banorë përfitojnë kompensim financiar
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar se pas miratimit të vendimit që mundëson vijimin e procesit të kompensimit financiar për ish-pronarët, pasuritë e......
Merz paralajmëron në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Liria nuk është më e garantuar!
Duke folur në hapje të tre ditëve të diplomacisë me rreziqe të larta, kancelari gjerman dha një diagnozë të zymtë të një rendi global "nën shkatërrim".......
Tregtia e eurozonës mbyll vitin 2025 me një suficit surprizë prej 12.6 miliardë euro
Eurozona e mbylli vitin 2025 me një suficit të fortë tregtar, pasi eksportet vazhduan të rriteshin edhe pse disa industri të mëdha sollën më pak para, sipas......
Administrata Trump padit Harvardin: Bllokoi hetimet federale për pranimet në Universitet
Administrata Trump paditi Universitetin e Harvardit të premten, duke e akuzuar atë për dështim në përmbushjen e një hetimi federal dhe duke kërkuar dokumente......


