Miratohen kostot e reja të ndërtimit të banesave – MEKI: Përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët!
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, (MEKI) njofton se në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave pas gati një dekade, për herë të parë që prej vitit 2016, Qeveria Shqiptare ka miratuar kostot e reja të ndërtimit të banesave, në përputhje me realitetin aktual të tregut.
MEKI bën të ditur se, kjo është një masë strategjike që sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët shqiptarë, sidomos ata që përfitojnë nga programet e strehimit social.
Sipas këtij vendimi: kostoja mesatare e ndërtimit për vitin 2025 është vendosur në 56,491 lekë/m² për sipërfaqe shfrytëzimi, në nivel republike; për çdo qytet janë përcaktuar vlerat specifike të ndërtimit; në rast mungese të të dhënave për një qytet të caktuar, do të përdoren vlerat e qytetit më të afërt; në rast të ndryshimeve të çmimeve sipas manualit të integruar të çmimeve të ndërtimit, të dhënat e gjeneruara nga e-Albania do të kenë përparësi ndaj kostos mesatare të miratuar.
MEKI thekson se kjo do të thotë për qytetarët: transparencë më e madhe në projektet e ndërtimit; standardizim i kostove në nivel lokal dhe kombëtar; siguri për familjet që përfitojnë nga programet e strehimit social; planifikim më i drejtë dhe efikas i investimeve publike në sektorin e banesave.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe përmirësimit të politikave sociale të strehimit në Shqipëri.

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Dobësohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 82.4 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës nga dita e djeshme sipas......

Ellison “sfidon” Musk - Bëhet përkohësisht personi më i pasur në botë pas rritjes së Oracle me 43%
Larry Ellison, bashkëthemeluesi i gjigantit teknologjik Oracle, u bë përkohësisht personi më i pasur në botë, pasi aksionet e kompanisë u rritën deri në......

200,000 protestues paralizojnë rrugët e Francës - Qytetarët përplasen me policinë, mbi 470 të arrestuar
Policia franceze arrestoi 473 persona gjatë protestës së madhe me moton “Bllokojmë Gjithçka”, që synonte të paralizonte transportin dhe jetën e përditshme në......

BEI i “jep hov” rrjetit të makinave elektrike në Greqi - Mbi 17 milionë euro për zgjerimin e stacioneve të karikimit
Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ka vendosur të financojë 17.5 milionë euro për të ndihmuar kompaninë greke Joltie në zgjerimin e rrjetit të karikimit për......

BE, masa për uljen e mbetjeve ushqimore - Synon të reduktojë 30% të ushqimeve të shpërdoruara deri në 2030
Pas negociatave mes 27 vendeve anëtare, Bashkimi Evropian ka vendosur objektiva për reduktimin me 30% të mbetjeve ushqimore të prodhuara nga familjet,......

Mallrat kineze “pushtojnë” Gjermaninë - Dërgesat nga Pekini dyfishohen në raport me importet e tjera
Mallrat kineze po zhvendosen në mënyrë të konsiderueshme drejt Gjermanisë, teksa tarifat e vendosura nga SHBA po ndikojnë rrjedhën globale të tregtisë, sipas......

BERZH mbështet inovacionin energjetik në Serbi - 9 milionë euro financim për të zhvilluar sistemin inteligjent të matjeve
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Fondi i Zgjerimit të Ndërmarrjeve II (ENEF II) kanë vendosur të mbështesin kompaninë serbe Meter &......

Më pak qytetarë deklarojnë të ardhurat nga qiratë - Mbi 71 mijë tatimpagues në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar
Në Maqedoni, gjithnjë e më shumë njerëz po investojnë në apartamente, ambiente biznesi, garazhe, tokë dhe lloje të tjera të pasurive të paluajtshme dhe të......