Shqipëria Postuar më 20 Mars 2025, 22:54

Miratohen kompensimet për policët e emëruar larg vendbanimit, ja cilat janë përfitimet

Nga SCAN TV

Miratohen kompensimet për policët e emëruar larg vendbanimit, ja

Qeveria ka miratuar në mbledhjene kësaj të enjteje kritereet e procedurat e kompensimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, në rastet e largësisë së punës nga vendbanimi. Sipas vendimit shteti do të mbulojë kostot e transportit, papunësinë e bashkëshortit/es dhe pagesës së qirasë për strehim. Sipas VKM kompensimi për papunësinë e bashkëshortit/es mund të zgjasë deri në 7 vjet, por jo më shumë se 15 vjet në total. Në vijim janë tabelat e kompensimit sipas llojit të përfitimit: 

Kompensimi për transportin

Punonjësit e Policisë, të cilët emërohen ose transferohen përkohësisht apo përhershëm jashtë vendbanimit, do të përfitojnë pagesë mujore për transport, bazuar në distancën nga vendbanimi:

-Nga 36 km deri 60 km: 10,000 lekë

-Nga 61 km deri 100 km: 15,000 lekë

-Nga 101 km deri 150 km: 20,000 lekë

-Nga 150 km deri 200 km: 25,000 lekë

-Mbi 200 km: 30,000 lekë

Kompensimi për papunësinë e bashkëshortit/es

Në rast se një punonjës policie transferohet për shkak të detyrës dhe bashkëshorti/a humbet vendin e punës, do të përfitojë pagesë mujore deri në momentin e punësimit të ri. Masa e pagesës do të variojë nga 50% e pagës minimale në shkallë vendi deri në 100% të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës, në varësi të viteve të eksperiencës.

Kompensimi i qirasë për strehim

Punonjësit që transferohen mbi 36 km larg vendbanimit dhe që nuk kanë mundësi strehimi do të përfitojnë pagesë për qiranë e banesës, bazuar në numrin e pjesëtarëve të familjes:

-Për punonjësin e vetëm: qira për banesë deri në 43.93 m²

-Me një pjesëtar familjar: deri në 56.47 m²

-Me dy pjesëtarë familjarë: deri në 79.74 m²

-Me tre ose më shumë pjesëtarë familjarë: deri në 80.50 m²

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat