Shqipëria Postuar më 15 Shkurt 2025, 12:19

Miratohen detyrat e Komitetit për statistikat e turizmit- Vendimi/ Do të jetë organi koordinues për të dhëna të sakta

Nga Diamila Leka

Miratohen detyrat e Komitetit për statistikat e turizmit-  Vendimi/ Do

Këshilli i Ministrave ka vendosur që Komiteti për të Dhënat Statistikore në Turizëm, do të jetë organi koordinues pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Referuar vendimit, Komiteti do të mundësojë bashkëpunim ndërinstitucional për koordinimin dhe integrimin efektiv të të dhënave statistikore lidhur me turizmin, të cilat të jenë të sakta në nivel qëndror dhe vendor.

Në kuadër të këtij vendimi, Komiteti kryesohet nga ministri përgjegjës për turizmin dhe ka në përbërje përfaqësues në nivel të lartë drejtues nga institucionet si: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit; Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Ministria e Brendshme; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Banka e Shqipërisë; Instituti i Statistikave; disa nga bashkitë që kanë fokus turizmin, si dhe ë tjera institucione të rëndësishme.

Përmes këtij vendimi, turizmi do të ketë të dhëna më të sakta dhe më të matshme. Por, Komiteti kryen detyra duke nisur nga bashkëpunimi me institucionet përgjegjëse, pjesë të komitetit, të cilat merren me procesin e mbledhjes dhe të përpunimit të të dhënave në fushën e turizmit në Republikën e Shqipërisë. Bashkëpunon me INSTAT dhe Bankën e Shqipërisë për prodhimin dhe përmirësimin e statistikave të turizmit në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, duke respektuar parimin e pavarësisë profesionale.

Gjithashtu, do të bahskëpunojë me të gjitha ministritë dhe institucionet respektive për të arritur rezultatet e duhura. Për të zbatuar këtë vendim, ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Komiteti për të Dhënat Statistikore në Turizëm.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat