Miratimi i ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale - Komisioneri Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një pritje në kuadër të miratimit të ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili parashikohet të hyjë në fuqi në vitin 2025.
Në këtë takim morën pjesë Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Ministri i Shtetit për Anti-Korrupsionin dhe Administratën Publike, Adea Pirdeni, Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, Avokatja e Popullit, Erinda Balanca, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ekspertë dhe bashkëpunëtorë.
Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, Komisioneri Besnik Dervishi theksoi se: “Sot, me ligjin e ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, vendi ynë ka siguruar standardet më të larta, të përcaktuara edhe në Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, GDPR.”
Dervishi falenderoi të gjithë aktorët e përfshirë në procesin që zgjati 4 vite, deri në finalizimin e tij, me miratimin e ligjit të ri, të përafruar plotësisht me kuadrin rregullator të BE-së.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja vlerësoi këmbënguljen e Komisionerit Dervishi për të shtyrë përpara procesin deri në miratimin e ligjit të ri. Ai tha se ky ligj ofron garanci për qytetarët shqiptarë, njësoj si për ata evropianë. Gjithashtu, është një garanci më shumë edhe për biznesin. Manja vuri në dukje se tani është sfidë zbatimi i ligjit dhe se ai duhet të jetë përgjegjësi e të gjithë institucioneve dhe jo vetëm e Komisionerit.
Ministrja Pirdeni vlerësoi se ligji për mbrojtjen e të dhënave personale ishte një nga më kompleksët dhe një meritë e madhe i takon Zyrës së Komisionerit. Sipas asaj, miratimi i ligjit erdhi si produkt dhe sinergji e një sërë faktorësh, që e kanë shtyrë atë përpara.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Naço vlerësoi se është bërë një punë e mirë me hartimin e ligjit dhe janë shpenzuar shumë energji për të arritur produktin më të mirë të mundshëm, të përafruar plotësisht me legjislacionin e BE-së.
Ky ligj sjell risi që ecin paralelisht me zhvillimet teknologjike dhe digjitalizimin e shërbimeve, si: mënyra të reja të dhënies së pëlqimit; e drejta për t’u harruar; konceptet inovative, si transferueshmëria e të dhënave; privatësia në projektim dhe në mënyrë të paracaktuar; si dhe parashikon sanksione më të forta për shkeljet e dispozitave të tij.
Përafrimi i kuadrit rregullator kombëtar me atë të BE, konsolidon dhe funksionet e Zyrës së Komisionerit për t’iu përgjigjur më mirë sfidave e problematikave të cënimit të privatësisë dhe mbrojtjen e duhur të të dhënave personale.
Sondazh

Presidenti gjerman shpërndan parlamentin dhe shpall datën e zgjedhjeve në shkurt
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier njoftoi të premten se ka rënë dakord me kërkesën e kancelarit Olaf Scholz për të shpërndarë parlamentin dhe......

Pagat, kontrollohen 1.200 biznese në Dhjetor Tatimet: 78% rritën deklarimet, gjoba për subjektet që shkelën ligjin
Aksioni kundër informalitetit në paga ka vijuar edhe përgjatë muajit Dhjetor dhe ka përfshirë kontrollin e 1,197 bizneseve në të gjithë vendin. Ky operacion......

Më shumë shqiptarë sigurojnë jetën - Rritet me 13% numri i kontratave. Megjithatë, jo-jeta vijon të dominojë
Në periudhën janar-nëntor të këtij viti, tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 7.28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tregu vazhdon......

Modernizimi i sistemit të thesarit - AKSHI hap tenderin me fond 750 milionë lekë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur hapjen e tenderit për përmirësimin e sistemit të thesarit. Fondi limit i përllogaritur është 750......

Mbi 67 mijë fermerë “sigurojnë” paratë - 14 milionë euro shtesë për bujqësinë, 100% disbursim për naftën dhe 7 masat
1.4 miliardë lekë shtesë ka marrë Ministria e Bujqësisë nga qeveria përmes aktit normativ të miratuar së fundmi me qëllim mbulimin e të gjitha kërkesave të......

Banka Qendrore e Turqisë ul normën e interesit - Nis ciklin e lehtësimit për të reduktuar inflacionin
Banka qendrore e Turqisë uli normën bazë të interesit me 250 pikë bazë në 47.5%, duke nisur një cikël lehtësimi që synon të lërë pas trazirat e zgjatura......

“Ndriçohet” rruga e Arbërit dhe Tuneli i Murrizit - OSSH hap tenderin me fond limit 295 milionë lekë
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për zhvillimin e rrjetit 20kv për përmirësimin e cilësisë së furnizimit të zonave përgjatë......

Rriten rreziqet për ekonominë globale në 2025 - Pasiguria ekonomike e tensionet gjeopolitike kërcënojnë stabilitetin global
Sipas Bankës Botërore, vendet më të varfra janë në gjendjen e tyre më të keqe ekonomike prej dy dekadash, pasi kanë humbur rimëkëmbjen pas pandemisë. Gjëja e......