Ministrja Koçiu prezanton Kryeinspektorin e ri të IKMT - Afrim Qëndro zëvendëson në këtë funksion Dallëndyshe Bicin

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot Kryeinspektorin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qëndro, i cili së fundmi ka mbajtur detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, duke zëvendësuar në këtë funksion Dallëndyshe Bicin.
Gjatë fjalës së saj, Ministrja Koçiu u shpreh se “Qëndro do të marrë detyrën e drejtuesit të Inspektoratit të Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit, një detyrë e cila në vetvete mbart sfida por gjithashtu dhe një përgjegjësi të madhe sa i përket zbatimit të ligjshmërisë dhe mbrojtjes së territorit. Afrimi vjen nga një eksperiencë e jashtëzakonshme në institucionet publike dhe ka treguar se me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij di të krijojë ekip, skuadër, por edhe di të kërkojë detyrat të respektohen e zbatohen siç duhen”.
Emërimi vjen në një moment kyç për forcimin e rolit të IKMT-së në garantimin e zbatimit të ligjit në territor dhe përballimin me vendosmëri të çdo paligjshmërie në fushën e ndërtimeve dhe administrimit të hapësirës publike.
Kryeinspektori Qëndro garantoi angazhim maksimal për forcimin e kapaciteteve të institucionit, bashkëpunim të ngushtë me strukturat vendore dhe qendrore, si dhe transparencë të plotë në ushtrimin e detyrës.
"Unë e shoh si vlerësim dhe besim të shtuar detyrën e re të rëndësishme që më është ngarkuar. Mendoj që kontrolli mbi territorin për parandalimin e të gjitha shkeljeve është shumë më i rëndësishëm, sesa prishja e objekteve pa leje. Puna në ekip e këtij institucioni duhet të jetë e përgjegjshme, transparente dhe në funksion të ligjit", tha Kryeinspektori.
"IKMT ka për detyrë të zbatojë dhe monitorojë bazën e re ligjore, e cila tashmë është në fuqi prej mujit tetor të shkuar. Është detyrë e Afrim Qëndros dhe skuadrës së tij për ta çuar përpara këtë reformë dhe sigurisht për ta ngritur në një nivel tjetër gjithë punë e mirë që ky Inspektorat ka kryer deri më tani", nënvizoi Koçiu.
Italia do të ulë çmimet e energjisë - Ndihmë për familjet dhe bizneset. Paketa, me vlerë 3 miliardë euro
Qeveria italiane planifikon të miratojë një paketë masash javën e ardhshme për të ndihmuar familjet dhe firmat të përballen me çmimet e larta të energjisë,......
Arrihet marrëveshja SHBA-Maqedonia e Veriut/ Për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur marrëveshje kornizë për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar për përforcimin e......
88% e makinave të reja, me teknologji elektrike hibride - DPSHTRR: Flota automobilistike, më miqësore me mjedisin
Tregu i automjeteve në Shqipëri po përjeton një transformim drejt teknologjive më të pastra dhe më efikase. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Pas një rënie të vazhdueshme përgjatë tërë kësaj jave Dollari amerikan e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes......
BE do të përshpejtojë tregun e vetëm - Pas vështirësive për të konkurruar me SHBA dhe Kinën
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord për një sërë angazhimesh për të përmirësuar mënyrën se si funksionon tregu i brendshëm pa kufij i bllokut, në......
Trump anulon bazën e rregullores për klimën - I jep fund standardeve të emetimeve të automjeteve
Administrata e Presidentit Donald Trump njoftoi shfuqizimin e një gjetjeje shkencore që tregonte se emetimet e gazrave serrë rrezikojnë shëndetin e njeriut......
Kufizim i popullsisë në 10 mln deri në 2050 - Referendumi i radhës në Zvicër. Argumentet pro dhe kundër
Zvicra do të mbajë një referendum këtë verë për të vendosur nëse do ta kufizojë popullsinë e vendit në 10 milionë, tha qeveria. Mbështetësit e iniciativës,......
Evropa mund të përballet me rënie të vizitorëve - Udhëtarët e rinj përmendin kostot e larta si një pengesë të madhe
Evropa duket se do të përjetojë një rënie të vizitorëve të huaj në vitin 2026. Faktorët kryesorë që ndikojnë janë shqetësimet për përballueshmërinë, një......


