Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria dhe Egjipti forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun institucional

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, drejtoi punimet e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, Shkencor dhe Teknik Shqipëri–Egjipt, i cili u mbajt në Tiranë, në kuadër të Forumit të Biznesit, me qëllim rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe konsolidimin e dialogut institucional mes dy vendeve.
Delegacioni egjiptian u kryesua nga znj. Rania A. Al-Mashat, Ministre e Planifikimit, Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Arabe të Egjiptit.
Gjatë fjalës së saj, Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se Shqipëria dhe Egjipti ndajnë një histori të gjatë miqësie. Ibrahimaj nënvizoi se ky forum përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt shndërrimit të kësaj miqësie në bashkëpunim konkret, me përfitime të prekshme për ekonomitë dhe qytetarët e të dy vendeve.
Ibrahimaj deklaroi se prioritet kryesor mbetet nxitja e investimeve të huaja direkte dhe rritja e shkëmbimeve tregtare, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit në një gamë të gjerë sektorësh, përfshirë tregtinë dhe investimet, turizmin dhe trashëgiminë kulturore, energjinë dhe ujin, bujqësinë, arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, shëndetësinë dhe industrinë farmaceutike, trajnimin profesional, prokurimin publik, industrinë, strehimin dhe zhvillimin urban, punësimin, kulturën, rininë dhe sportin, teknologjinë e informacionit, aviacionin civil dhe transportin detar.
Ministrja vlerësoi gjithashtu bisedimet teknike të zhvilluara më 12–13 dhjetor, të koordinuara nga zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, z. Enkelejd Musabelliu, të cilat krijuan bazën për harmonizimin e pozicioneve dhe përcaktimin e fushave prioritare të bashkëpunimit.
Një pikë e rëndësishme ishte nënshkrimi iMemorandumit të Mirëkuptimit për Forcimin e Bashkëpunimit dhe Shkëmbimin e Ekspertizës në Politikëbërjen Ekonomike Ndërkombëtare, si dhe Memorandumit të Mirëkuptimit mes AIDA dhe GAFI.
Ky memorandum synon të nxisë shkëmbimin e ekspertizës, programet e trajnimit, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe nismat e përbashkëta në mbështetje të inovacionit, dixhitalizimit dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike.
Duke u ndalur në shifra, Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se stoku i investimeve egjiptiane në Shqipëri ka arritur në rreth 7 milionë euro, ndërsa rreth 370 ndërmarrje me partnerë egjiptianë operojnë aktualisht në disa rajone të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin, Korçën, Shkodrën, Kukësin dhe Vlorën.
Sipas saj, rritja e eksporteve dhe potenciali për diversifikimin e tregtisë dëshmojnë mundësi reale për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.
Ministrja riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Egjiptin, vijimin e dialogut institucional dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për zbatimin e marrëveshjeve dhe nisjen e projekteve të përbashkëta gjatë vitit 2026, duke shprehur gjithashtu gatishmërinë për zhvillimin e Sesionit të Dytë të Komisionit të Përbashkët në Kajro.
Rama: Vendimi i Kushtetueses eliminoi një precedent të rrezikshëm
Duke folur për zhvillimet e javës që sapo u mbyll, Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që riktheu në detyrë......
Më shumë para’ nga emigrantët, më pak ndikim në xhepa/ Paradoksi i remitancave: Prekin rekord, por kanë euron kundër
Viti 2025, të paktën për periudhën Janar-Shtator ka qenë i jashtëzakonshëm në drejtimin e remitancave, ku dërgesat totale të emigrantëve në 816.45 milionë......
106 mijë biznese deklarojnë pronën/ Tatimet, akses të plotë në databaza për hetimin e pasurive të pajustifikuara
Disa nga masat e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave janë plotësuar tërësisht, ndërsa të tjera janë në proces deri në vitin 2027. Konkretisht, në......
Greqi, tregu i pronave tejkalon rekordin e 2008-ës/ Çmimet e pasurive të paluajtshme, 86% më të larta se në 2017
Tregu i pasurive të paluajtshme ka arritur një nivel që e tejkalon rekordin e mëparshëm të vitit 2008, duke konfirmuar rikuperimin e plotë të çmimeve pas......
Shqiptarët, në krye për qëndrime mbi 3 muaj jashtë/ RCC: Arsyeja, punësimi sezonal dhe ekonomia. Sa duan të largohen përfundimisht?
Shqipëria kryeson me përqindjen më të lartë të njerëzve që qëndrojnë jashtë vendit për periudha të gjata, megjithëse pati një rënie në vitin 2024. Sipas një......
Cilat janë reformat ekonomike në 3 vitet e ardhshëm?/ 5 shtyllat kryesore ku do të ndërhyhet. Nga bizneset, tek transformimi digjital
Qeveria do të vijojë thellimin e reformave të nisura në kuadër të Planit të Rritjes edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme. Në programin e reformave ekonomike......
“Ngadalësohen” automjetet elektrike/ Shitjet globale, me rritjen më të vogël që nga shkurti 2024
Shitjet globale të automjeteve elektrike u rritën në nëntor me ritmin më të ngadaltë që nga shkurti i vitit 2024. Kina arriti një nivel të qëndrueshëm,......
Italia, taksë për pakot nga jashtë/ BE Qeveria synon edhe taksa më të larta për transaksionet financiare
Italia planifikon të vendosë një taksë mbi pakot e vogla të mallrave të dërguara nga vendet jashtë BE-së, duke synuar platformat online si Shein, dhe synon......





