Ministrja Ibrahimaj në mbrëmjen e sipërmarrjes: Rritja ekonomike ndërtohet përmes bashkëpunimit me biznesin
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mori pjesë në mbrëmjen gala të dedikuar sipërmarrjes shqiptare, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT), e cila bëri bashkë përfaqësues të biznesit, shoqatave të biznesit, institucioneve shtetërore dhe aktorëve të ekonomisë. Aktiviteti shërbeu si një moment vlerësimi për kontributin e sipërmarrjes në zhvillimin ekonomik të vendit, rritjen e prodhimit vendas dhe krijimin e vendeve të punës.
Në mbrëmjen gala ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, z. Bajram Begaj, duke nënvizuar rëndësinë që ka sipërmarrja shqiptare si një shtyllë kryesore e stabilitetit ekonomik dhe e perspektivës europiane të vendit.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj vlerësoi rolin e biznesit dhe të shoqatave të biznesit si partnerë strategjikë të qeverisë në hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike.
“Biznesi shqiptar ka treguar se di të rritet, të përshtatet dhe të konkurrojë. Shoqatat e biznesit kanë krijuar ura bashkëpunimi dhe kanë shërbyer si katalizatorë të rritjes së prodhimit, të vlerës së shtuar dhe të ndërkombëtarizimit të sipërmarrjeve shqiptare,” – u shpreh ministrja.
Ministrja Ibrahimaj theksoi se qeveria do të vijojë të ndërtojë politika dhe instrumente mbështetëse për biznesin, duke pasur si objektiv forcimin e produktit “Made in Albania” dhe zgjerimin e pranisë së tij në tregjet ndërkombëtare.
“Ne hartojmë politika dhe krijojmë kushte, por rezultatet konkrete vijnë nga puna juaj e përditshme. Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe besimit mund të shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë që ofron tregu i përbashkët europian”, tha ajo.
Ministrja Ibrahimaj uroi sipërmarrësit për sukseset e arritura dhe ritheksoi angazhimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për të qenë një partnere aktive e biznesit në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit europian.
Mbrëmja gala shërbeu gjithashtu si një moment reflektimi për arritjet e vitit që po mbyllet, por edhe për përgjegjësitë dhe sfidat që sjell viti i ardhshëm për ekonominë shqiptare, në kuadër të përmbushjes së standardeve dhe forcimit të konkurrueshmërisë.
Mallakastra me treg për vajin e ullirit, ministri Salla: Zgjidhni të blini shqip dhe të hani shqip
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në Mallakastër në inaugurimin e tregut të shpendëve të gjalla dhe vajit të ullirit,......
Ministrja Ibrahimaj: Transformimi digjital duhet të fuqizojë qytetarët dhe të mbrojë të drejtat
Në kuadër të Forumit të Nivelit të Lartë WSIS+20, në Nju Jork, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se sfida kryesore e dekadës së......
Bruksel, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Doganave në kuadër të Iniciativës “Green Lanes”
Sot, në Bruksel, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Drejtori......
“Të bashkuar drejt integrimit në BE” - Dhoma e Tregtisë Tiranë, memorandum bashkëpunimi me vendet e rajonit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi me simotrat e vendeve të rajonit. Marrëveshja ka për qëllim që......
Eurobond i ri në 2027 / 2026, pa dalje në tregjet ndërkombëtare. 45 mld lekë huamarrje neto në tregun e brendshëm
Në 2027, Shqipëria do të emetojë një eurobond të ri, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm nuk do të bëjë asnjë dalje në tregjet ndërkombëtare dhe do të mbështetet......
Lidhje ajrore Kanada-Shqipëri - Ministri kanadez: Operimet mund të fillojnë menjëherë
Kanadaja ka nënshkruar një marrëveshje për transportin ajror me Shqipërinë. Njoftimi është bërë nga Ministri i Transportit dhe Kryetari i Qeverisë në Dhomën......
Rënia e eksporteve “rëndon” bilancin tregtar/ Deficiti arriti në 488 mld lekë, thellohet me 3.4% për Janar-Nëntor
Në muajin Nëntor, eksportet e mallrave në Shqipëri arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 6.9%, krahasuar me Nëntorin e vitit 2024. Në......
Tetori dyfishon numrin e turistëve të huaj/ Gjermanët dhe italianët shënuan numrin më të lartë të vizitorëve
Turizmi ka vijuar të japë sinjale pozitive edhe gjatë muajit tetor, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në netë......





