Shqipëria Postuar më 13 Gusht 2025, 11:21

Ministria Mbrojtjes urdhëron evakuim urgjent të banorëve në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë!

Nga Edel Strazimiri

Ministria Mbrojtjes urdhëron evakuim urgjent të banorëve në

Ministria e Mbrojtjes nxori sot urdhër urgjent evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë.

“Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta”, thekson MM në një njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.

Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit. Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat