Ministria e Mbrojtjes: 33 vatra zjarri të raportuara, 6 vijojnë aktive

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 10 të tjera mbahen nën mbikëqyrje, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.
Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 214 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Operacionet janë mbështetur nga Forcat e Armatosura me 60 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, një ekskavator të rëndë me zinxhir, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Angazhimi operacional vijon në disa qarqe, me fokus të veçantë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër dhe Durrës.
Në Malin e Dajtit, vijon ndërhyrja për shuarjen e vatrave ende aktive, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në zonën Gojan–Gjegjan–Tërbun, në Bashkinë Pukë, ndërhyrja vijon me forca vendore dhe të Forcave të Armatosura. Gjatë ditës së sotme janë dislokuar edhe 40 efektivë të FA-së dhe një helikopter për mbështetje nga ajri. Situata është vënë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për banesat. Ndërkohë, vatra në Prozhëm vijon aktive dhe po punohet për izolimin e saj.
Në qarkun Dibër, vijojnë aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafë të Helmës, ndërsa vatra në Bërshi mbahet nën mbikëqyrje.
Në Mirditë, vatra në Shtuf vijon aktive, ndërsa vatrat në Lufaj dhe Tenë janë izoluar dhe mbahen nën monitorim.
Strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor vijojnë monitorimin e situatës dhe angazhimin në terren, me prioritet izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive, si dhe parandalimin e riaktivizimeve.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.
Pse e duan të huajt Shqipërinë? Mbi gjysma e lejeve, për punësim. India dhe Filipinet me rritjen më të fortë
Numri i të huajve që jetojnë me leje qëndrimi në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, i nxitur kryesisht nga ardhja për punë dhe nga shtetasit e......
Rritet prodhimi në serra, 2025 me shifrën më të lartë/ Brenda gjashtë viteve prodhimi është shtuar me afro 38 mijë ton
Prodhimi bujqësor në serra ka vijuar të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme në Shqipëri, duke shënuar rritje në çdo vit të periudhës 2019–2025. Të dhënat......
SmartLab-et, nën testin e arritjeve - Banka Botërore: Teknologjia nuk garanton rezultate më të mira
Mbi 70 mijë nxënës në Shqipëri janë përfshirë në mësimin përmes 216 laboratorëve inteligjentë SmartLab, por përtej shtrirjes së programit, mbetet ende......
SHBA do paguajë 725 USD milionë për OKB - Shifra përfaqëson rreth 20% të borxhit total prej 4 miliardë USD
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka informuar Kongresin se do t’i paguajë rreth 725 milionë dollarë Kombeve të Bashkuara, një veprim që......
Si i ndryshoi reforma kapacitetet financiare të bashkive? - Raporti/ U thellua diferenca midis njësive. Burimet njerëzore, “sfidë” për shërbimet
Reforma administrativo-territoriale e vitit 2014 vlerësohet të ketë pasur një ndikim të fortë pozitiv në rritjen e kapaciteteve financiare të......
500 milionë lekë për shëtitoren Himarë-Potam/ Projekti, parashikohen pika panoramike e hapësira të gjelbra
Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e pedonales Spile-Saraçinko me fond limit 500 mln lekë. Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit......
Sigurimi i jetës, më shumë detyrim se zgjedhje - AMF: Pjesa dërrmuese e primeve lidhet me kreditë bankare dhe mikrofinanciare
Shqiptarët e sigurojnë jetën vetëm kur janë të detyruar. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se 83% e primeve të......
Çfarë ka ndodhur këtë fillim jave në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë në vlera negative dhe në pozicion të dobët përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 78.6 lekë dhe është......

