Shqipëria Postuar më 18 Korrik 2025, 11:01

Ministria e Drejtësisë, marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë!

Nga Edel Strazimiri

Ministria e Drejtësisë, marrëveshje me Universitetin e

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e përkthyesve zyrtarë, një hap strategjik për forcimin e drejtësisë dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Kjo marrëveshje synon të rrisë cilësinë e përkthimit të legjislacionit dhe dokumentacionit të Bashkimit Europian, duke garantuar trajnim të vazhdueshëm dhe krijuar një bazë profesionale të përkthyesve të kualifikuar.

“Përkthyesit janë një hallkë kyçe për garantimin e saktësisë dhe cilësisë së çdo akti ligjor që përkthehet dhe përshtatet për sistemin tonë juridik. Me këtë nismë, ne forcojmë administratën, rrisim standardet dhe ecim më të vendosur drejt Europës dhe shtetit të së drejtës,” theksoi Manja.

Shqipëria 18 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke pësuar rënie këtë mëngjes teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.4 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat