Ministria e Bujqësisë sqaron: Programi IPARD III nuk është hapur ende, po rishikojmë procedurat

Mbështetje e fermerëve me fondet e BE pritet që të rifillojë së shpejti. Megjithatë sipas një sqarimi që Ministria e Bujqësisë bën në rrjetet sociale, procesi është ende në rishqyrtim. Duke ju përgjigjur interest të lartë ministria sqaron:
“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon opinionin publik se IPARD III Programme nuk është hapur ende për aplikime, pasi programi aktualisht ndodhet në fazën e rishikimit të procedurave dhe finalizimit të procesit të akreditimit, si dhe të përmbylljes së marrëveshjes së financimit me Komisionin Evropian.
Ky proces përfshin verifikimin dhe forcimin e sistemeve të menaxhimit, kontrollit dhe monitorimit financiar, në përputhje me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Europian, me qëllim garantimin e përdorimit transparent dhe efektiv të fondeve.
Institucionet përgjegjëse shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Komisionit Europian, po vijojnë punën teknike dhe administrative për përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të akreditimit, duke synuar hapjen e programit për aplikime menjëherë pas përfundimit të këtyre procedurave.
Programi IPARD III për periudhën 2021–2027 përfaqëson një instrument të rëndësishëm financiar për mbështetjen e investimeve në bujqësi dhe zhvillimin rural, si dhe një hap të rëndësishëm në përgatitjen e Shqipërisë për administrimin e fondeve të European Union në kuadër të procesit të integrimit europian.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të informojë zyrtarisht publikun dhe subjektet e interesuara menjëherë sapo të përfundojë procesi i akreditimit dhe programi të hapet zyrtarisht për aplikime”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.
Raporti: Në SHBA instalimi i paneleve diellore në 2025 ka rënë, politikat e Trump tronditën tregun
Tregu i energjisë diellore në SHBA shtoi më pak instalime të reja në vitin 2025 krahasuar me një vit më parë, tregoi një studim të martën, duke treguar një......
Maqedonia e Veriut, qeveria u hoqi 6 licensa kompanive të përpunimit mjekësor të kanabisit
Qeveria e Meqedonisë së Veriut ka ndërhyrë në rregullimin dhe kontrollin e tregut të kanabisit mjekësor. Në mbledhjen e saj është vendosur që të konfiskohen......
Ushqime dhe shërbime më të shtrenjta, inflacioni në Kosovë arrin 6%
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet e konsumit në vend kanë shënuar rritje vjetore prej 6 për qind në muajin shkurt 2026, krahasuar......
Lista e re e Forbes, në 2026 bota ka 3,428 miliarderë me pasuri 20.1 trilionë dollarë
“Një tjetër vit, një tjetër grup rekordesh për klasën e miliarderëve në botë. Nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të qenë miliarder. Falë shpërthimit......
Qeveria rrit monitorimin e çmimeve të karburanteve - Ibrahimaj: Mekanizëm ditor për transparencë në treg
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea......
Ibrahimaj: Dritarja e Vetme Kombëtare do të revolucionarizojë mënyrën se si bizneset shqiptare kryejnë tregti
-Platforma e re digjitale për procedurat doganore pritet të reduktojë burokracinë, të përshpejtojë import-eksportin dhe të rrisë konkurrueshmërinë e......
Kujdesi shëndetësor në banesë rrezikon të ndalet? - Shllaku: Do të garantohet vijimësia e tij për të gjithë pacientët që kanë nevojë
Kujdesi shëndetësor në banesë është një domosdoshmëri për çdo të moshuar apo pacientë të cilët për shkak të problemeve shëndetësore e kanë të pamundur të......
198 lekë/litër, nafta “thyen” rekord në Shqipëri - Rritet me 16 lekë krahasuar me një ditë më parë
Çmimi i naftës ka shënuar rekord të ri në vendin tonë. Aktualisht, çmimi fillon nga 198 lekë/litër duke u rritur me 16 lekë krahasuar me një ditë më parë kur......


