Ministria e Bujqësisë: Derrat e butë në Lezhë me murtajë afrikane, s’ka rrezik për njerëzit
Ministria e Bujqësisë pas konstatimit në fshatrat e Lezhës, të rasteve të derrave të prekur nga murtaja afrikane ka urdhëruar ndalimin e shitjes dhe tregtimit të derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Bashkinë Lezhë. Po ashtu edhe brenda bashkisë është vendosur ndalimi i lëvizjes së derrave nga ferma në fermë.
Ndërkohë organet përkatëse janë urdhëruar të kryejnë inventarizimin dhe gjurmimin me teste laboratorike për murtajën afrikane të derrave, në njësitë administrative: Shëngjin, Kolsh, Zejmen, Lezhë, Balldre, Kallmet dhe Shënkoll të Bashkisë Lezhë.
Sipas njoftimit të ministrisë murtaja afrikane e derrave nuk është një sëmundje që prek njeriun, mirëpo ajo përbën një rëndësi të madhe për ekonominë dhe shëndetin e popullatës së derrit, në vendin tonë.
Njoftimi nga Ministria e Bujqësisë
Në kuadër të transparencës publike, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon qytetarët se në datën 25 Dhjetor 2024, nga veterineri zyrtar i shërbimit për Njësinë Administrative Shëngjin, është konstatuar se në fshatin Ishull – Lezhë tek fermeri Vitor Zef Jushi me kod ferme AL091919860492, me 71 krerë derra ka patur ngordhje në 8 krerë. Në datën 26 Dhjetor 2024 Shërbimi Veterinar i Sektorit të Lezhës ka shkuar në fermë dhe ka konstatuar ngordhjen edhe të 7 krerëve të tjerë. Menjëherë është kryer groposoja e kafshëve të ngordhura, disinfektimi i mjedisit, si dhe janë marrë kampione zyrtare (karkasë dhe organe), të cilat u dërguan në ISUV me fletë shoqërimi për dyshim të sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave, sipas protokollit të përcaktuar.
Kampionet e dërguara nga kadavra të derrave të butë dhe të kryqëzuar, prej Shërbimit Veterinar Rajonal të Qarkut Lezhë, në Laboratorin e Referencës – Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në datën 26.12.2024, kanë rezultuar pozitive me testin konfirmator RT – PCR, për praninë e sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave.
Ferma e cila është vënë menjëherë në mbikqyrje veterinare ka qënë në zonën e survejancës 10 km me vatrën në malin e Rrencit. Është kontrolluar 3-herë gjatë periudhës se karantinës në datat 27.11.2024 dhe në datat 02.12.2024 dhe 09.12.2024, nga ku është konstatuar gjendje e mirë shëndetësore e kafshëve në fermë.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me strukturat ligj-zbatuese kanë marrë masat dhe është në gadishmëri të cdo rasti për menaxhimin në kohë dhe pa vonesë të kufizimit për përhapjen e sëmundjes.
Ditën e sotme, në datë 27.12.2024 është mbajtur takimi i Qëndrës Kombëtare të Krizës dhe ka hyrë në fuqi Urdhri nr.1131 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Murtajës Afrikanë në Derrat e butë”, në të cilin udhërohen masa shtesë për:
1. Ndalimin e shitjes dhe tregtimit të derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Bashkinë Lezhë.
2. Ndalimin në territorin e Bashkisë Lezhë të lëvizjes së derrave të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet, panairet dhe ekspozitat e kafshëve të gjalla.
3. Veterineri zyrtar me miratim të titullarit të DRVMB mund të autorizojë lëvizjet e derrave të mbarështuar nga fermat pa prani të sëmundjes, që ndodhen në zonën e mbrojtes direkt për në një thertore, e cila ndodhet sa më afër që të jetë e mundur me fermën e origjinës dhe brenda zonës së mbrojtjes, ose në zonën e mbikëqyrjes, kur nuk është e mundur që kafshët të theren në zonën e mbrojtjes.
4. Të kryhet inventarizimi dhe gjurmimi me teste laboratorike konfermatore për sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave, në zonat e mbrojtjes dhe mbikqyrjes, në Njësitë Administrative: Shëngjin, Kolsh, Zejmen, Lezhë, Balldre, Kallmet dhe Shënkoll të Bashkisë Lezhë.
5. Të forcohet marrja e masave për kontrollin e lëvizjes së kafshëve, zbatimin e masave të Biosigurisë dhe masave sanitaro-veterinare në zonën e mbrojtjes dhe mbikqyrjes në Njësitë Administrative Shëngjin, Kolsh, Zejmen, Lezhë, Balldre, Kallmet dhe Shënkoll.
I bëjmë thirrje pronarëve të kafshëve të zbatojnë masat karantinore dhe të biosigurisë, veterinerëve privatë, teknikëve veterinarë, drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore, punonjësve e shërbimit pyjor dhe gjuetarëve, që për cdo rast dyshimi apo prani të shenjave klinike në derra, të informojnë pa vonesë Shërbimin Veterinar Rajonal në numrin e gjelbër 08003366 ose në rrugë zyrtare në adresën e e-mailit [email protected].
Njoftojmë qytetarët se Murtaja Afrikane e Derrave nuk është një sëmundje që prek njeriun, mirëpo ajo përbën një rëndësi të madhe për ekonominë dhe shëndetin e popullatës së derrit, në vendin tonë.
Sondazh

Zakonet dhe marrëdhënia juaj me paratë nisin që në fëmijëri. Ja se si t'i rregulloni ato!
Marrëdhënia juaj me paratë mund të duket e rastësishme, por sipas ekspertëve ajo ofron të dhëna për fëmijërinë tuaj dhe të kuptuarit e kësaj mund të ndihmojë......

Nxehtësia ekstreme në 2024 - Ndryshimet klimatike shtuan 41 ditë të nxehta këtë vit
Bota përjetoi mesatarisht 41 ditë më shumë me nxehtësi të rrezikshme në vitin 2024, për shkak të ngrohjes së shkaktuar nga njeriu, ka zbuluar një analizë e......

Çmimet e pronave në Evropë - Danimarka, vendi më i përballueshëm për të blerë një shtëpi
Një raport i fundit peshon çmimet e pronave në Evropë dhe sa muaj pagash mesatare kushtojnë ato, duke nxjerrë në pah diferencat midis shteteve. Njerëzit që......

Platforma Elektronike e Regjistrimit për zgjedhësit jashtë vendit - KQZ e teston, Celibashi: Kemi ndërtuar sistem që siguron identitetin e votuesit
PER është Platforma Elektronike e Regjistrimit, e cila do të ketë funksionin që zgjedhësit të votojnë nga jashtë Shqipërisë. Kjo platformë, u prezantua dhe......

Rusia nis përdorimin e Bitcoin - Kompanitë ruse kryejnë transaksione ndërkombëtare me kriptomonedha
Kompanitë ruse kanë filluar të përdorin bitcoin dhe monedha të tjera digjitale në pagesat ndërkombëtare. Kjo vjen pas ndryshimeve legjislative që lejuan......

Balluku në Unazën e Madhe të Tiranës: Hapet ditën e hënë për qarkullimin e automjeteve, po punohet për detajet e fundit
Pasditen e së hënës Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po punohet për detajet e fundit që kanë të bëjnë me......

Shqipëria në arenën ndërkombëtare, ç’do të ndodhë në 2025? - Në fokus, Samiti i Komunitetit Politik Evropian dhe modernizmi i shërbimeve konsullore
Buxheti prej 3.8 miliardë lekësh për Shërbimin e Jashtëm në 2025, do të përdoret më së për krijimin e partneriteteve të reja, forcuar diplomacinë ekonomike,......

Lodrat, nëntori shënon rekordin e tretë më të lartë/ Kina, Italia dhe Austria furnizuesit kryesorë të tregut
Gjatë periudhës së festave, importi i produkteve të ndryshme përjeton një rritje të ndjeshme, veçanërisht në tregun e lodrave dhe produkteve piroteknike. Kjo......