Ministri Malaj, vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas - "Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik"
Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore Rinas, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në kuadër të masave që po ndërmerren nga insitucionet shtetërore për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.
Referuar të dhënave, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” TIA ka përballuar gjatë vitit 2024 një fluks (në hyrje - dalje) prej 10.7 milion pasagjerë, ndërkohë që pritshmëritë janë që në vitin 2025 ky numër të shkojë deri në 12 milionë pasagjerë.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Malaj u shpreh se turizmi është një nga sektorët kyç për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe kontribuon me rreth 25 % në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa punëson në mënyrë direkte apo indirekte rreth 10 % të fuqisë punëtore në vendin tonë.
Rritja e numrit të udhëtarëve në aeroportin “Nënë Tereza”, tha z. Malaj, tregon se Shqipëria tashmë është një destinacion i konsoliduar turistik, ashtu sikurse tregon edhe kapacitetet e vendit për të proceduar këtë numër udhëtarësh.
Në këtë kuadër, Ministri Malaj tha se objektiv primar duhet të jetë garantimi i procesimit të shpejtë të udhëtarëve dhe zbatimi me përgjegjshmëri i kontrollit dhe procedurave doganore, si për udhëtarët, ashtu edhe për biznesin.
“Kemi objektivin e parë për të garantuar përshpejtimin dhe procesimin e shpejtë të udhëtarëve, duke pasur parasysh se kemi një numër udhëtarësh gjithnjë e në rritje. Por nga ana tjetër, paralelisht, duhet të të garantojmë që të kemi nivelet e nevojshme të kontrollit përsa i përket zbatimit të procedurave doganore qofshin këto për udhëtarët, qofshin këto edhe për bizneset. Keni mbështetjen maksimale, pra të gjitha strukturat që janë këtu, përsa i përket rritjes së cilësisë së shërbimit që ofrohet nga ana e autoriteteve doganore, duke pasur parasysh që kjo është porta kryesore hyrëse e turistëve, por dhe kontakti i parë që ata kanë me Shqipërinë”, u shpreh z. Malaj.
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Genti Gazheli, u shpreh se autoritetet doganore janë tashmë në gatishmëri të plotë për të përmbushur detyrimet përkatëse në degën Doganore të Rinasit.
“Fluksi i pasagjerëve ka patur një rritje eksponenciale jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe gjatë gjithë vitit. Në fillim të muajit qershor, numri ka vajtur edhe rreth 44 mijë pasagjerë brenda ditës, numri i fluturimeve gati 250 ulje-ngritje që është fillimi i sezonit dhe mendojmë se edhe në ditët në vijim do të ketë një rritje të numrit të pasagjerëve dhe të numrit të fluturimeve. Shërbimi është 24/7, punohet me tre turne pa ndërprerje dhe në funksion të garantimit të asaj që sapo u tha, etika doganore është prioriteti numër një”, u shpreh z. Gazheli.
Në funksion të forcimit të kontrollit Doganor dhe rritjes së efikasitetit operacional, në ndihmë të Degës Doganore Rinas janë në përdorim tre pajisje skanimi, të cilat administrohen dhe menaxhohen nga Sektori Operacional. Këto pajisje janë të vendosura neTerminalin CIP, në terminalin e mbërritjes së pasagjerëve si dhe një skaner me funksion parandalues, i pozicionuar në një pikë të përcaktuar strategjikisht brenda Aeroportit. Përdorimi i këtyre pajisjeve është thelbësor për identifikimin e mallrave të padeklaruara, të ndaluara apo me rrezik të lartë, duke përforcuar ndjeshëm kapacitetet e kontrollit në kohë reale të degës doganore.
https://www.facebook.com/watch/?v=1515962152698917

Situata e zjarreve në vend - Emergjencat Civile raportojnë mbi vatrat aktive dhe mobilizimin e tyre
Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile, informon mbi situatëne zjarreve në vend, ndërsa bën një panoramim të situatës se ku janë aktive vatrat e zjarrit.......

"Gjoba dhe ndjekje penale për shkatërrim të pronës publike" - Kryeministri Rama vijon angazhimin për lirimin e hapësirave
Kryeministri Edi Rama vijon angazhimin për rikthimin tek qytetarët të hapësirave publike, të zëna nga bizneset. Në një postim në X, kreu i qeverisë......

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Evropës - Mbi 790 miliardë euro dëme ekonomike që nga viti 1980
Evropa ka përjetuar mbi 790 miliardë euro dëme ekonomike si pasojë e motit ekstrem dhe ngjarjeve të lidhura me klimën nga viti 1980 deri në 2023, sipas një......

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008 - Zhvlerësohet edhe euro, e mbyll javën në minimumin historik
Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros në tregjet......

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit, fondi limit do jetë 77.1 mln lekë
Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje......

Sigurimi i pronës, i detyrueshëm për shqiptarët? - Hajdarmataj: Primet bëhen më të përballueshme nga rritja e numrit të të siguruarve
Prona në Shqipëri vijon të mbetet një ndër asetet që sigurohet më pak. Për të nxitur sigurimin në masë dhe zvogëluar kështu kostot e primeve, shumë shtete e......

Më pak orë pune, më shumë pushim! - Polonia teston modelin e javës 4-ditore
Polonia ka prezantuar në korrik eksperimentin e një jave pune të shkurtuar, ndërsa qeveria synon të përmbushë nevojat sociale. Ideja e reduktimit të kohës së......

Të paktën 24 të vdekur nga përmbytjet në Teksas - Autoritetet shpallin gjendje emergjence, 237 persona evakuohen
Shirat e stuhishëm sollën përmbytje të mëdha përgjatë lumit Guadalupe në Teksas, duke shkaktuar të paktën 24 të vdekur. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po......