Shqipëria Postuar më 16 Dhjetor 2025, 14:21

Ministri Malaj merr pjesë në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës!

Nga SCAN TV

Ministri Malaj merr pjesë në Konferencën Kombëtare të

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në  Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës, organizuar nga Ministria e Mjedisit, me synim diskutimin mbi strategjitë për mobilizimin e fondeve për klimën në vend, në kuadër të Paktit të Gjelbër të BE-së dhe Programit të Gjelbër të Ballkanit Perëndimor.

Në diskutimin e tij, Ministri Malaj u fokusua në stabilitetin ekonomik të vendit tonë dhe gatishmërinë për financimin klimatik, duke theksuar se financimi klimatik nuk është vetëm një çështje teknike apo zhvillimore, për një sfidë globale që lidhet me besimin te institucionet, qeverisja ekonomike dhe angazhimi afatgjatë.

Shqipëria, tha Malaj, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, përmes konsolidimit të qëndrueshëm makro-fiskal, reformave strukturore dhe forcimit institucional.

Partnerët e financimit klimatik, tha Malaj, kanë nevojë për siguri se burimet e tyre do të menaxhohen me përgjegjësi dhe se projektet do të përkthehen në ndikim të matshëm klimatik, e Shqipëria ofron pikërisht këtë siguri.

“Ne po forcojmë qëndrueshmërinë tonë fiskale. Po zgjerojmë portofolin e investimeve publike të gjelbra. Po adoptojmë legjislacion klimatik të harmonizuar me BE-në dhe po përgatitemi për mekanizmat e çmimit të karbonit. Dhe po punojmë ngushtë me Bashkimin Evropian, Bankën Botërore, BEI-n, BERZH-in dhe partnerë të tjerë për të siguruar që reformat tona të jenë koherente, të besueshme dhe të ankoruara në transformimin ekonomik afatgjatë”, u shpreh Malaj.

Ministri theksoi faktin se Shqipëria ka demonstruar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme ekonomike gjatë dekadës së fundit dhe pavarësisht një sërë goditjeve të jashtme, ekonomia jonë jo vetëm që i ka përballuar këto sfida, por ka dalë më e fortë.

“Në vitin 2025, rritja e PBB-së së Shqipërisë arriti rreth 4%, duke na renditur ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Ajo që ka rëndësi për partnerët e financimit klimatik është cilësia dhe qëndrueshmëria e kësaj rritjeje”, u shpreh z. Malaj, ndërsa shtoi se përmirësimi i vlerësimit të kreditit sovran nga agjencitë ndërkombëtare Standard & Poor’s dhe Moody’s është një tregues i qartë i besimit të tregjeve ndaj menaxhimit ekonomik të vendit.

Shqipëria ka rindërtuar në mënyrë sistematike kuadrin fiskal, vijoi z. Malaj, përmes rregullave fiskale që kanë rezultuar efektive në uljen graduale të borxhit publik, i cili pritet të zbresë në rreth 53 % të PBB-së pritet deri në fund të vitit 2025.

Kjo disiplinë fiskale, sipas Ministrit, bën të mundur investimin strategjik në klimë pasi duke ruajtur qëndrueshmërinë fiskale, mbrohet hapësira fiskale të nevojshme për bashkëfinancimin e projekteve klimatike, për ofrimin e garancive sovrane kur është e përshtatshme dhe për përballimin e rreziqeve fiskale që shoqërojnë pashmangshëm investimet infrastrukturore në shkallë të gjerë.

Ministri nënvizoi se politika fiskale në vend është e harmonizuar me objektivat klimatike përmes masave konkrete, si:

zbatimin dhe rritjen graduale të taksës së karbonit mbi qymyrin, në përputhje me direktivat e BE-së;

përmirësimin e menaxhimit fiskal të sektorit energjetik dhe orientimin e subvencioneve drejt eficiencës energjetike dhe burimeve të rinovueshme;

integrimin e konsideratave klimatike në investimet publike dhe buxhetimin afatmesëm;

avancimin e praktikave të buxhetimit të gjelbër dhe përgatitjen për kërkesat e qeverisjes fiskale të BE-së.

Ministri informoi se, bazuar në Udhëzimin “Për procedurat standarde të përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm”, gjatë Fazës II të PBA-së 2026–2028 janë identifikuar 14 programe buxhetore që integrojnë në mënyrë efektive konsideratat e ndryshimeve klimatike në kërkesat e tyre.

Po ashtu, sipas Malaj, Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm edhe në kuadrin rregullator për financimin klimatik. Miratimi i Agjendës së Reformave të Shqipërisë në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së, në tetor 2024, ka zhbllokuar një paketë financimi prej 922.1 milionë eurosh për periudhën 2024–2027, ku tranzicioni i gjelbër është një nga shtyllat kryesore të kësaj agjende.

Reformat e ndërmarra, tha Ministri, do të forcojnë themelet rregullatore për investimet klimatike në disa sektorë, ndërsa përmendi faktin se kuadri ynë rregullator dhe institucional për investimet klimatike është zhvilluar në partneritet të ngushtë me institucionet ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian, Banka Botërore, BEI dhe BERZH.

Në përmbyllje, Ministri Malaj theksoi se Shqipëria e sheh partneritetin në financimin klimatik si një proces të ndërsjellë, duke sjellë stabilitet makroekonomik, angazhim politik dhe një axhendë të qartë reformash. Ai shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Financave për të vijuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim shndërrimin e angazhimeve klimatike në rezultate konkrete dhe me ndikim afatgjatë.

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......