Ministri Hasani në Letoni: Partneriteti me Riga-n, investim për të ardhmen e përbashkët europiane!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Riga, ku u prit nga Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braže.
Takimi rikonfirmoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe vullnetin për të ngritur bashkëpunimin në një nivel më të strukturuar dhe strategjik.
“Shoh potencial të madh për të thelluar bashkëpunimin në fusha kyçe si arsimi, siguria kibernetike, turizmi dhe shkëmbimet kulturore. Kjo vizitë është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Letonisë,” u shpreh Hasani.
Gjatë takimit, Ministri Hasani falënderoi Letoninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke theksuar se:
“Qëndrimi parimor i Letonisë në Bruksel nuk ka rëndësi vetëm për Shqipërinë, por për vetë besueshmërinë dhe kohezionin strategjik të Bashkimit Evropian. Në kushtet aktuale gjeopolitike, zgjerimi nuk është vetëm një proces transformues është një domosdoshmëri strategjike. Lufta e agresionit të Rusisë e bën edhe më të qartë se përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është një investim në paqen dhe qëndrueshmërinë e Europës. Letonia e kupton këtë thellësisht dhe ne e vlerësojmë fort këtë angazhim.”
Ministri Hasani theksoi gjithashtu rëndësinë e përvojës së Letonisë në mbështetjen e Shqipërisë me njohuri praktike gjatë negociatave të anëtarësimit:
“Presim të thellojmë dialogun tonë dypalësh mbi reformat dhe të përfitojmë nga përvoja e Letonisë në fusha si qeverisja digjitale, administrata publike dhe zhvillimi i qëndrueshëm.”
Gjatë vizitës në Riga, Ministri vizitoi edhe kontingjentin shqiptar të Forcave të Armatosura në Kampin Ādaži.
“Krenar për secilin prej 22 burrave dhe grave që shërbejnë me profesionalizëm dhe përkushtim të vlerësuar nga partnerët tanë letonezë dhe përfaqësues të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe mbrojtjes kolektive,” u shpreh ai.
Këtë vit shënohen 97 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Letonisë, dhe 33 vite nga rivendosja e tyre. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin me Letoninë dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë në Europë dhe më gjerë.

Prodhimi i qumështit ra me 6.6% gjatë 2024-ës/ Ndryshim negativ edhe për djathin, shënoi rënie me 9.9%
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për vitin 2024, në territorin shqiptar janë grumbulluar gjithsej rreth 95 mijë tonë qumësht. Krahasuar me një vit......

Mjalti shqiptar “kërcënohet” nga kushtet klimatike - Malutaj: Fermerët shtojnë kosheret, prodhimi vendnumëro
Me nxitjen nga subvencionet e skemës kombëtare të bujqësisë, numri i kosherëve në vend po rritet, por prodhimi mbetet në nivele të ulëta. Aktori kryesor......

20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025 - Muçaj: Ligji i ri, më shumë kontrolle agjencive të rekrutimit
Shqipëria ka njohur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj që punojnë në sektorë me mungesë fuqie vendase. Shumica e këtyre punonjësve të huaj......

Turistët ‘shtuan’ Shqipërinë me 277 mijë banorë në Maj/ Shqipëria për një muaj, me rreth 2.6 milionë njerëz
Këtë maj, Shqipëria nuk ka qenë vetëm më e ngrohtë, por edhe më e populluar se zakonisht. Fluksi i turistëve të huaj është ndjerë kudo në rrugë, në pika......

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë/ Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së!
Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit me datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian......

10 milionë euro nga zënia e hapësirave publike - Shifër rekord në 2024-ën, rriten edhe të ardhurat nga tarifat e pastrimit
Ditët e fundit qeveria ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga bizneset, fokusuar kryesisht në bashkitë bregdetare, por edhe gjerë. Por si......

Tatimet, fushatë për formalizimin e bujqësisë - Zusi: Nevojiten ndryshime ligjore dhe mbështetje financiare
Ekspertët e ekonomisë e mbështesin nismën e administratës tatimore për të formalizuar sektorin e bujqësisë, por sugjerojnë që të ndërmerren edhe ndryshime......

Vala e nxehtësisë “nxit” energjinë diellore - Impiantet solare në BE gjeneruan sasi rekord gjatë qershorit
Vala e fundit e nxehtësisë në Evropë rriti ndjeshëm kërkesën për energji, veçanërisht për shkak të përdorimit të kondicionerëve. Burimet diellore luajtën një......