Shqipëria Postuar më 21 Shkurt 2025, 12:57

Ministri Hasani mirëpret Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës: "U vlerësua progresi i Shqipërisë në shumë drejtime. Kosova meriton anëtarësimin në KE"

Nga SCAN TV

Ministri Hasani mirëpret Sekretarin e Përgjithshëm të
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në Tiranë, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Kjo vizitë është veçanërisht simbolike dhe e rëndësishme pasi viti 2025 përkon edhe me 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Hasani nënvizoi:

"Gjatë takimit u vlerësua progresi i Shqipërisë në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, si dhe roli aktiv në organizatat ndërkombëtare dhe mbështetja e saj për Ukrainën".

Ndër të tjera, Hasani cilëson se i ka kërkuar Berset që Kosova të anëtarësohet sa më parë në Këshillin e Evropës:

"Gjithashtu gjeta rastin t'i nënvizoj Berset se anëtarësimi mëse i merituar i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Shqipëria qëndron e palëkundur në mbështetjen ndaj saj, duke e parë si një pikë kyçe për stabilitetin rajonal dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut".

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......