Shqipëria Postuar më 6 Mars 2026, 10:27

Ministrat betohen përpara Presidentit - Nisin zyrtarisht nga puna 7 anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar

Nga Ernilda Luzi

Ministrat betohen përpara Presidentit - Nisin zyrtarisht nga puna 7

Pas marrjes një ditë më parë të votëbesimit nga Kuvendi, shtatë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan të premten përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Pas leximit të dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin, ministrat e rinj u betuan me dorën mbi Kushtetutë sipas formulës së betimit: “Betohem në nderin tim se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

Me betimin para Presidentit të Republikës, 7 ministrat e rinj marrin zyrtarisht detyrën.

Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër; Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme; Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes; Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë; Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat